Uraganë, lëkundje, ISIS, Kim Jong-un: Kjo është epoka e ankthit

Uraganë, lëkundje, ISIS, Kim Jong-un: Kjo është epoka e ankthit

567
0

 

“Eshtë e vërtetë, kemi më shumë frikë se kurrë ndonjëherë. Një frikë që udhëton nëpër kabllo: në ato të televizorëve, që ofrojnë në mënyrë obsesive të njëjtat pamje të katastrofave dhe sulmeve terroriste. Dhe rrjeteve sociale që shërbejnë si amplifikues”, thotë Richard Jon, që jep leksione mbi Perceptimin e Riskut në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe drejton studimet e CREATE – Qendra për Analizat Ekonomike dhe të Riskut në Ngjarjet Terroriste. “Sa më shumë që flasim për diçka, aq më shumë i trembemi. Edhe pse nuk mund të na godasë në asnjë mënyrë: rëndësi ka vetëm procesi i amplifikimit”. Në të njëjtën kohë, super informimi në epokën e Lajmeve të Rreme shkakton edhe efektin e kundërt: skepticizmin. Merrni atë që ka ndodhur, pikërisht me Irmën. Guvernatori i Kalifornisë, Rick Scott ka përsëritur deri në momentin e fundit se qëndrimi në shtëpi ishte i rrezikshëm: “Mos vini në rrezik jetët tuaja dhe ato të familjeve tuaja”. Scott u përpoq të ofrojë një dozë të urgjencës dhe bonsensit, pa mbjellë panikun që do ta kish bërë të pakontrollueshëm evakuimin e pothuaj shtatë milionë njerëzve. Sa keq, shkruan Washignton Post, që pikërisht në orët më të frikshme, jo të gjithë foln në të njëjtin drejtim. Drejtuesi radiofonik Rush Limbaugh, ultrakonservatori mik i Trumpit, ka lënë të kuptohet prej disa ditësh se “uraganët nuk janë asnjëherë ashtu si i përshkruajnë”, duke thënë se ishte një montazh televiziv. Vetëm se, më pas pezulloi edhe programin e tij që transmetohet nga Palm Beach, për të shpëtuar edhe ai. Dhe çfarë të thuash për Alex Jones, që në faqen konspiracioniste Infowars ka thënë se Irma ishte një montazh i shkencëtarëve për të bërë që të besohet ngrohja globale? në fund të fundit, ka shtuar ai, Harvey dhe Irma erdhën pikërisht teksa Hollywoodi po përgatitet që të nxjerrë filmin katastrofik “Geostorm”. Dikush në Amerikë tani flet për ndëshkim hyjnor dhe për fundin e botës. Amerika e Trumpit, më e ndarë se kurrë, gjysma kritike ndaj një presidenti që u heq pluhurin edhe fantazmave të nazizmit, dhe gjysma një shoqëri gjithmonë e më e përzierë, është në prag të krizës nervore? “Frika ka qenë gjithmonë instrument i politikës”, thotë John. Në të djathtë përmenden terroristët islamikë dhe pushtimet e imigrantëve. Në të majtë Vëllai i Madh dhe ndryshimet klimatike. Psikologët e dinë prej kohësh: frika lidhet me emocionet që nxit dhe jo probabilitetin që diçka të ndodhë vërtetë”. / La Repubblica