Është hera e dytë që marr rrugë në rrugën e Kombit së bashku me shokun tim Mentor Ilazin, inxhinier në Zvicër. Hera e parë ishte para disa viteve kur së bashku me Mentorin morrem rrugë për Tiranë… Për mua ishte hera e pare që kisha rast për të përjetuar kënaqësin e udhëtimit në rrugën e Kombit. Më kujtohet ky rrugëtim i parë ku që nga momenti i kalimit të kufirit shqiptaro-shqiptar në Kukës, shikimi im ishte vjedhës i gjithë asaj qfar më paraqitej përpara nga imazhet e bjeshkëve deri në shtëpit e gurit që me xhelozin e madhe kishin stolisur shpatet e kodrave dhe të bjeshkëve!
Mentori si ngasës i pasionuar ishte quditur që nuk bisedojsha fare dhe në një moment më është drejtuarm me humorin duke më kujtuar që une kisha jetuar në Shqipëri dhe më takonte mua të isha ciceron i rrugëtimit. Ja bëra të ditur Mentorit që këto imazhe dhe pamje që më paraqiten ishin krejtë të reja për mua se në faktë edhe pse kisha marr rrugën 3 herë për Kukës, nuk kishta rastë të shikoj pamjet dhe bukurit se për shkak gjendjeve të rrugëve, kisha një prioritet të vetëm – të mbijetesës dhe shikimi im në atë kohë ishte drejtuar në rrugët gjarpërore dhe humënerat që paraqitëshin kohë pas kohe gjatë rrugës…
Më 28 shkurtë 2019, me Mentorin kalojmë së bashku prap, kufirin shqiptar- shqiptar pa ndonjë pritje e pa ndonjë të papritur. Ishte ora rreth 15h dhe kishim synim të arrinim në Tiranë para përmbylljesë së rregjistrimit për Samitin e dytë të Diasporës. Pra, para orës 19h…
Fluturimi i qeseve të ndryshme të plastikës dhe laramania e qeseve të ngulitura në shkurrët dhe drunjët e pakët të pranishëm në ketë hapësir rreth pikave doganore më jepte të drejtën të mendojë që jam dikund në një tokë të braktisur e jo në kufirinë Shqiptar Shqiptar . Ky numër i madhë i qeseve me siguri kishte prejardhjen nga liqeni i Vërmicës që ishte i shterrur i tëri e ky realitet i hidhur kontribonte edhe më shumë për ti dhën vendit këtë pamje të braktisur…
Vazhdojmë rrugën në drejtim të Shqipëris së mesme në shoqërim të muzikës së bukur të jugut dhe pamjeve të kodrave dhe bjeshkëve në shumë vende i ishte shtuar bardhësia e kjo bardhësi lëvizëse ishte bardhësi që vinte nga tufat e deleve që më siguri këto bardhësi kanë gjetur vendin e vetë pas shumë hamendjeve …
Ashtu pa ndier fare po duke biesduar me Mentorin arrijmë në periferi të Tiranës. Komunikacioni i dentur ishte si barrier natyrore për tu futur në Tiranë, qytet që ka rritje aq të madhe të popullësisë sa për tu futur në qëndër të Tiranës bëm aq kohë sa rruga nga Kukësi deri në përiferi të Tiranës…
Arrijmë në Qendër të Tiranës, parkohemi dhe ashtu të eksituar i drejtohemi pallatit të kongresit për të mbaruar regjistrimin e pjesëmarrjes tonë në Samitin e Diasporës . Ndalëm dhe shikojë parkun e qendrës të Tiranës ku kam kaluar kohën e lirë gjatë studimeve. Park që ishte i mbushur me lokale, bare e me restorante ilegale.Mundohem të gjejë referencat apo pikë referimet dhe përveq disa emërave të lokaleve e kam vështërsi të gjejë vetën në kohën e kaluar … ishin ca emra të lokaleve që në faktë përshkruanin kohën në të cilën jetonte shoqëria shqiptare gjatë viteve 90-ta . Mbaj mend emrat e lokaleve si : dy luanët, diskoteka krokodili apo bar dashuria…
Rregjistrimi u bë në menyrë shumë të shpejtë dhe u drejtuam në autobusët modernë që ishin pronotuar enkas për pjesëmarrësit e diasporës dhe pa ndonjë pritje shkuam në pallatin e brigadave që ishte kënaqësi për mua të shofë aq shumë pjesëmarrës të ardhur nga shtetet e ndryshme. Pas një koktej të pasur dhe shumë mirë të organizuar pjesëmarrësit u shpërndan në formë të organizuar !
Mëngjesi në Tiranë time që më ka adaptuar afër 6 vite gjatë përiudhës 1992-1998, nuk mundem të mos e përjetojë , sidomos që rrezet e diellit ishin aq dekorues saqë sapo më paraqitet një terrasë e bukur, ulem dhe kafja shijohet shumë edhe pa sheqer …
Drejtohem në expoziten e qytetit në Vorë, dhe sapo paraqitem para ekspozitës befasohem me godinën e bukur dhe shumë funsionale. Prania e madhe e pjesëmarrësve nuk diktohej në godinë …ajo qka diktohej ishte prania e pjesëtarëve të shumtë të sigurimit që bënin punën e tyre në mbrojtje e personaliteteve politike …
Prania e standëve të shumtë ishte kënaqësi dhe kënaqësia u shtua edhe më shumë në standin ku shpërndahej falas abetarja …
Sapo afrohem te standi i Gërminit, afrohet mikja ime Liza Gashi, e ftuar në program të Samitit që sapo kishte përfunduar paraqitjen para pjesëmarrësve të shumtë të Diasporës. Liza ishte e knaqur që kishte mundur të hedh kritikat kundër politizimit të Samitit si formë për të mbetur besnike e shoqatave dhe personaliteteve më të cilat dhe më të cilët Gërmini bashkëpunon…
Takojë Ilir Bytyqin e grupit folklorik të Lozanës që ka mbi 25 vite aktivitete me një numër të madhë të koncerteve, me numër të madhë të brezave të përciellur . Iliri ishte i shoqëruar nga presidenti i shoqatës Dardania të Winterthurit me përvojë po ashtu 25 vjeqare . Isha i kënaqur me pranin e tyre se kisha shpresë që këto dy shoqata do merrnin qmimin që e meritojnë për kontribut kombëtar …
Morra vesh që qmimet ishin individuale dhe që organizatorët kishin priveligju individët e jo shoqatat…
Pas një shetitje në bregdetin e Durrësit morrëm rrugën për Kosovë. Kthimi për Kosovë u shoqërua me këngët e të madhit Ilir Shaqiri e kënga « Kalorësi i Udhës I » u përseritë disa herë sa që jehona e kënges u përhap në bjeshkët që bashkojnë trojet tona … Rrugë e rrugëtimi i udhës I vazhdon … rruga e Ilirisë merr kuptimin në qdo takim të tillë ku pjesëtarët e diasporës i shtojnë peshë edhe më të madhe qdo rruge që qonë në afrimin e bashkimin e shqiptarëve..