FOTO/Blogerja angleze: Shqipëria po më dëbon, unë pres një fëmijë

FOTO/Blogerja angleze: Shqipëria po më dëbon, unë pres një fëmijë

243
0

Alice Taylor, blogerja angleze që u bë e njohur në vendin tonë me një shkrim ku rendiste 28 veset e shqiptarëve, duket se nuk do të ketë më mundësi të qëndrojë në Shqipëri. Vetë Taylor përmes një postimi në Twitter shkruan se autoritetet shqiptare i refuzuan shtyrjen e lejes së qëndrimit, pavarësisht se është në muajin e 6-të të shtatzënisë dhe pret një fëmijë nga i fejuari i saj shqiptar. Kujtojmë që Taylor ka raportuar edhe për televizionin rus “Russia Today” në lidhje me situatën politike të krijuar në vend dhe thotë se pikërisht raportimet kritike për sitatën politike kanë sjellë edhe këtë vendim të autoriteteve shqiptare.

1e79258a 9be6 4b08 Bd78 F76543a37627 1

 

 

“Qeveria shqiptare, pasi më ka sulmuar mua dhe partnerin tim për shkak të punës sime si gazetare dhe kritikave të mia ndaj tyre, tani ka anuluar rinovimin e lejes sime të qëndrimit. Pra, jam këtu në mënyrë të paligjshme dhe më kërkohet që të largohem, pavarësisht se kam një certifikatë mjekësore ku thuhet se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve që mund të më dalin nga të qenit gati 6 muaj shtatzënë. Pres një fëmijë shqiptar”, – shkruan Taylor.

1eb48d1d 9005 4ac8 85bd A53f8a68c5f0 1

 

Tayler siç thuhet në media është e fejuar me Ergys Hoxhën, i cili thuhet të jetë një ndër të proceduarit për protestën e opozitës të mbajtur më 26 shkurt. Gjatë protestës ai është fotografuar shumë pranë Lulzim Bashës, madje thuhet se mund të jetë truproja i tij.