U tha se do të prezantonte “Këngën Magjike” me Arbanën, por…

U tha se do të prezantonte “Këngën Magjike” me Arbanën, por…

781
0

Në media qarkulloi një lajm ku thuhej se dy moderatorët e njohur, Ardit Gjebrea dhe Arbana Osmani do të bashkëpunonin për një projekt të rëndësishëm.

Thuhej se ata do të prezantonin festivalin muzikor “Kënga Magjike” dhe shkak për këto aludime u bë një foto që publikoi Arbana pak ditë më parë ku shfaqej me familjen Gjebrea.

Por teksa të gjithë nisëm të mendonim se sa bukur do të dukeshin ata të dy në skenë, Arditi na i sqaroi një herë e mirë situatën.

Pak minuta më parë ai ka publikuar në Instastory një foto ku hedh poshtë të gjitha lajmet. Ai sqaron se takimi i tyre ishte thjesht miqësor.