“Ti qenke dashnori i kësaj”, DËSHMIA e Bledar Toçit që vrau Dritan...

“Ti qenke dashnori i kësaj”, DËSHMIA e Bledar Toçit që vrau Dritan Haxhollin: Më telefonoi Marsida dhe më tha…

3713
0

Zbardhet dëshmia e policit Bledar Toçi, i cila pas konfliktit me armë me Dritan Haxhollin e la të vdekur këtë të fundit.

Polici i Burgjeve është shprehur për grupin hetimor se Marsida Qatja e ka telefonuar dhe i ka thënë se Haxholli e ndiqte.

“Marsida Qatja më telefonoi pasdite dhe më tha se Dritan Haxholli e bezdiste dhe e përndiqte dhe unë i thashë se do e ndihmoja.

Kam shkuar disa herë tek shtëpia e saj gjatë së mërkurës. Marsida më tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe për këtë arsye unë qëndrova aty në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën.

I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më. Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon. Sapo ia hapa derën Dritani me tha:’Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua’ dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”, ka deklaruar ai.