Takimi Wang Yi – Antony Blinken në Mynih “rruga” për vendime të...

Takimi Wang Yi – Antony Blinken në Mynih “rruga” për vendime të mëdha globale

130
0

Nga Artur Nura

 

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe kryediplomati i Kinës, Wang Yi, u takuan te shtunën e shkuar në shkëmbimin “ballë për ballë”.

Takimet e këtij rangu të lartë midis dy superfuqive botërore sigurisht nuk mund të anashkalojnë asnjë argument lokal që ka influencë të drejtpërdrejtë ose tangeciale globale dhe duket se kështu ka ndodhur ndërsa dy autoritetet më të larta të politikës së jashtme janë takuar në Mynih.

Burimet zyrtare të Pekinit raportojnë që ministri i Jashtëm kinez Wang Yi bëri thirrje për zhvillim të shëndoshë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA. Wang i bëri këto komente gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken ndërsa të dy ishin pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

 

Pekini jo rastësisht nuk harron të bëjë me dije se takimi u zhvillua me kërkesë të Sekretarit Blinken dhe se të dyja palët patën diskutime të sinqerta, thelbësore dhe konstruktive. – “Kina do të ruajë gjithmonë vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e politikave të saj kryesore dhe do të qëndrojë e palëkundur si shtyllë stabiliteti në një botë të trazuar, pavarësisht se si mund të ndryshojë peisazhi ndërkombëtar” – citon Radio e Jashtme e Kines ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi.

 

 

kryediplomati i Kinës, Wang Yi dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takuan te shtunën në Mynih

Në fakt, duket se Wang i ka bëre këto deklarata në një fjalim kryesor të titulluar “Duke vepruar në mënyrë të vendosur si një forcë për stabilitet në një botë të trazuar” gjatë sesionit “Kina në botë” në Konferencën e 60-të të Sigurisë në Mynih.

Një mudësi të tillë e konfirmon edhe Washinton Post që shkruan se pozicionimi I Kinës duket veçanërisht domethënës në konferencën tradicionalisht eurocentrike të Mynihut, duke pasur parasysh njoftimin se presidenti kinez Xi Jinping po planifikon të mbajë një “fjalim paqeje” në përvjetorin e sulmit rus ndaj Ukrainës.

 

Kina do të parashtrojë pozicionin e saj për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës në një dokument që nënvizon se integriteti territorial i vendeve ndërluftuese nuk duhet të cenohet, tha Wang, i cili foli në një panel në konferencën e Mynihut. Wang tha se fuqitë botërore duhet të fillojnë të mendojnë “se çfarë lloj përpjekjesh mund të bëjmë për të ndaluar këtë luftë” dhe nënvizoi se “luftërat bërthamore nuk duhet të zhvillohen” – shkruan Washington Post.

Pra në takimin midis dy zyrtarëve më të lartë të politikës së jashtme të dy superfuqive janë ballafaquar të gjithë argumentat e nxehta globale që lidhen me marrëdhëniet dy palëshe, por edhe ato shumëpalëshe tek të cilat vendimet e Pekinit dhe Washintonit padyshim që influencojnë drejtpërsëdrejti në terrenet përkatëse.

Vendime dhe diskutime kaq te rëndësishme për globin sigurisht që konturohen në analet e institucioneve të politikës së jashtme të dy vendeve, por ato për tu konfirmuar kanë nevojë për vullnet politik akoma më lartë se to.

 

 

Wang Yi ka bërë një fjalim kryesor të titulluar “Duke vepruar në mënyrë të vendosur si një forcë për stabilitet në një botë të trazuar” në Mynih

Website i Ministrisë së Jashtme të Kinës në gjuhën angleze thotë se Wang Yi tha se Presidenti Xi Jinping dhe Presidenti Joe Biden patën një takim të suksesshëm në fund të vitit të kaluar, ku patën një shkëmbim të thelluar të pikëpamjeve mbi çështje strategjike dhe gjithëpërfshirëse kritike për drejtimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe se arritën mirëkuptime të rëndësishme të përbashkëta.

Detyra më e rëndësishme për të dy palët tani është të ndjekin udhëzimet strategjike të dy krerëve të shteteve, të bëjnë realitet “vizionin e San Franciskos” dhe marrëdhëniet Kinë-SHBA të ecin përpara në rrugën e zhvillimit të shëndoshë dhe të qëndrueshëm. – shkruhet websitin e Ministrisë së Jashtme të Kinës./CRI.CN