Syri i keq, fati, paratë: Këto janë lulet që ju mbrojnë

Syri i keq, fati, paratë: Këto janë lulet që ju mbrojnë

298
0

Lulet dinë të jenë shumë të dobishme për njerëzit. Sipas disa besimeve, një anemonë, lulja e erës, e mbledhur dhe e vendosur në një pëlhurë me të njëjtën ngjyrë, ka fuqinë për të larguar problemet dhe sëmundjet. Murrizi dëbon shpirtërat e liga. Por kini kujdes, nuk duhet të shani dhe mallkoni, kjo anulon efektet mbrojtëse. Në mesjetë, vendosej në djepet e të porsalindurve për të mbajtur larg syrin e keq. Po kështu, angjelika mbron nga magjitë. Nëse ka një lule që djalli e urren, është bari i Shën Gjonit sepse e lufton atë dhe ka energji diellore. Legjenda thotë se Satanai donte ta kafshonte, që është dhe arsyeja e mijëra vrimave të vogla në petale, të ngjashme me kafshimet.

 

Për të tërhequr fat, ju duhet të petale trëndafilash në zjarr dhe një proverb thotë që kushdo që gjen narcisin e parë të stinës, do të jetë i pasur gjatë gjithë vitit. Mbledhja e lulekëmborave në agim dhe vendosja e tyre në këpucë, sjell para dhe irisi i verdhë sjell fitime dhe marrëveshje të mira.