Sulmi në Londër, policia shpërndan emrat dhe fotot e terroristëve

Sulmi në Londër, policia shpërndan emrat dhe fotot e terroristëve

443
0

Policia ka shpërndarë të dhënat për dy nga tre përgjegjësit e sulmeve të së shtunës në Londër.

Bëhet fjalë për Khuram Butt dhe Rachid Redouane. Butt ishte 27 vjeç dhe sipas investiguesve ishte drejtuesi i celulës.

Me origjinë nga Pakistani ai ishte shfaqur në një dokumentar për fondamentalistët islamik të lidhur me Anjem Choudary, një predikues i cili është në burg.

Redouane ishte 30 vjeç dhe kishte dy kombësi, maroken dhe libian. Khuram Butt (që në foto ndodhet në të majtë) ishte pjesëtar i grupit islamik al-Muhajiroun, i themeluar nga predikuesi mysliman radikal Anjem Choudary (aktualisht në burg).

Sipas The Guardian vetëm muajin e kaluar ai ishte parë në lindje të Londrës teksa bënte fushatë kundër marrjes pjesë të myslimanëve në zgjedhjet politike të 8 qershorit. Familja e tij është me origjinë nga Jhelum një qytezë në Pakistan. Mendohet që 27 vjeçari ishte rritur në Britaninë e madhe dhe ishte një tifoz i Arsenal, ishte pikërisht ai terroristi që mbante bluzën e skuadrës së futbollit natën e sulmit.Për Redouane thuhet se deklaronte se ishte me origjinë nga Maroku dhe Libia. Është pikërisht ai që shfaqet (së bashku me njeriun e tretë, emri i të cilët akoma nuk është konfirmuar nga autoritetet) në një dokumentar të xhiruar pak kohë më parë nga Channel 4, i titulluar “xhihadisti i portës ngjitur’.

Ai shfaqet në mes të Regent’s Park, teksa predikonte kundër homoseksualëve, alkoolit dhe ku predikimi i tij ndërpritet nga një agjent policie.

Butt ndiqej nga shërbimet e sigurisë. Mark Rowley, shefi i antiterrorist të Scotland Yard, pranon që ai djalë ishte në radarët e inteligjencës, por që nuk kishte të dhëna për projekte atentatesh.Ndërsa Redouane, zyrtarisht pastiçier, nuk rezultonte në listën e individëve nën vëzhgim. Kështu që është e vështirë të flasim për episodin e të shtunës. Butt i njohur edhe si Abu ose Abs, nuk fshihej si miqtë e tjerë. Përveç faktit që shfaqet në dokumentar, ai binte në sy edhe për tonin ekstremist të bisedave të tij, thënë kjo nga dëshmia e disa fqinjëve.