“S’ka folur në Parlament”, Reme Lala u përgjigjet kritikëve dhe tregon ‘strategjinë’:...

“S’ka folur në Parlament”, Reme Lala u përgjigjet kritikëve dhe tregon ‘strategjinë’: Kam heshtur vet, vëzhgoj të këqijtë që më rrethojnë

420
0

 

Depuetja Reme Lala, ka qenë një ndër më të heshurat në Kuvend në muajt e fundit. Kjo dhe evidentohej dhe në raportin e fundit të Institutit të Studimeve Politike, ishte klasifikuar si një ndër deputetet më pak efektive të Parlamentit të Shqipërisë.

 

Gjithashtu Lala është një prej deputeteve më të reja në moshë, dhe pothuajse nuk ka patur asnjë rol gjatë gjashtë mujorit të parë të 2019-s në punimet e Parlamentit.

 

Por këtë mungesë efektiviteti Reme Lala thotë se e ka pasur stategji të sajën. Në një reagim në Facebook, ajo shkruan se heshtja e saj është një vëzhgim, për të mësuar të këqijat e ambientit që e rrethon.

 

 

 

“Njerezit kane tendencen te nenvleresojne ata qe qendrojne te heshtur. Nuk e kuptojne se heshtja do te thote vezhgim, e deshire per te mesuar te mirat e te keqijat e ambjentit qe te rrethon. Nje sesion i ri, nje faqe e re, serish jo per te ngritur zerin per te treguar qe une jam ketu, por per te percjelle te nevojshmen e te domosdoshmen per te miren e atyre qe perfaqesoj. Fjalet e teperta jane fukarallek thote populli. Suksese te gjitheve👏🏻”, shkruan Reme Lala.

 

Reme Lala hyri në Kuvend me listën e PDIU-së, por më pas u largua nga kjo parti, ndërkohë që jo-zyrtarisht konsiderohet pjesë e mazhorancës së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.