Si nëpër filma, Ushtria rrethon Rinasin me kallash dhe blinda, ja pamjet...

Si nëpër filma, Ushtria rrethon Rinasin me kallash dhe blinda, ja pamjet pas super grabitjes

657
0

Si është transformuar aeroporti i Rinasit. Blindat dhe forcat speciale kanë rrethuar perimetrin e sigurisë në aeroport.

Aeroporti “Nënë Tereza” është blinduar ashtu siç u lajmërua nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Në fotot e mëposhtme shihet teksa në Rinas mbërrijnë automjete të blinduara me efektivë të Policisë Ushtarake dhe të Batalionit Special të Forcave të Armatosura. Ata janë përgjegjës për perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.

Grabitja spektakolare e 10 milionë eurove ndodhi një ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta.

Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.