Shqiptari habit italianët, vidhet makina me Nokia 3310/ Zbulohet skema

Shqiptari habit italianët, vidhet makina me Nokia 3310/ Zbulohet skema

195
0

Ka marrë fund skema e një 33-vjeçari shqiptar dhe një 36-vjeçari maroken për vjedhjen e automjeteve luksoze. Ata janë arrestuar nga policia e Romës ditën e sotme. Arrestimi i tyre u bë në rrugën Bruno Buozzi pasi vidhnin makina luksoze dhe për këtë u shërbente vetëm një Nokia e famshme 3310. Brenda telefonit ata kishin instaluar një dekoder duke e lidhur me një fole USB në pjesën e jashtme. Më pas telefoni lidhej përmes një kablloje me njësinë e kontrollit të makinës. Për ta ndezur, përdornin çelës universal. Brenda sekondave, çelësi kodohej përmes telefonit me sistemin e makinave dhe merrte komandat. Mësohet se shqiptari dhe marokeni ishin të papunë dhe me precedent penalë. Njëri prej hajdutëve u la në arrest shtëpie, ndërsa tjetri u dërgua në burgun e Rebibbia.