Shqipëria në mëshirë të motit, instutucionet qëndrore e lokale të papërgatitura kundrejt...

Shqipëria në mëshirë të motit, instutucionet qëndrore e lokale të papërgatitura kundrejt përmbytjeve dhe me mungesë të theksuar kapacitetesh ndërkohë banorët e pastrehë ende nuk marrin dëmshpërblimin që i takon.

670
0

Autor: Arlis ALIKAJ

Shqipëria ka pasur vazhdimisht përmbytje, madje edhe katastrofike, me pasoja të rënda ekonomike, sociale dhe ekologjike. Midis tyre dallohen: përmbytjet e mëdha në dimrin e viteve 1962-1963 në Ultësirën; përmbytjet e fundvitit 1970 dhe të fillimvitit 1971; të viteve 2009–2010, 2011, dhjetor 2017, mars 2018 në rajonin e Shkodrës; përmbytjet e shkurtit 2015 nga Vjosa dhe Drinosi, nga Semani, Zeza etj.; përmbytjet e janarit 2016 nga Shkumbini, dhjetor 2017, të shkurtit 2018 nga Vjosa dhe Semani. Këto përmbytje sollën dëme ekonomike jashtëzakonisht të mëdha (miliona euro), probleme të mëdha sociale, mjedisore, ekologjike afatgjata; rrezikuan jetë njerëzish etj. Edhe në janarin e vitit 2020 u përmbytën disa zona të vendit, banorët e të cilave përjetuan situata tmerri, ankthi dhe frike, të shkaktuar nga lagështira dimërorë dhe trysnia e tmerrshme e pandemisë Covid-19. Pasojat e tyre i ndien i gjithë vendi. pse janë shtuar përmbytjet e mëdha kohët e fundit, a mundet të evitohen ato apo të paktën të minimizohen dëmet e tyre?

Shkaqet, roli veprimtarisë njerëzore dhe i politikës.

Përmbytjet lidhen me shkaqe natyrore dhe humane. Veprimi i këtyre shkaqeve duhet parë dhe analizuar në kompleks dhe të pandarë nga njeri-tjetri. Theksojmë se kushtet natyrore mund të gjenerojnë përmbytje të mëdha. Veprimtaria njerëzore e pastudiuar, spontane, e drejtuar nga interesa politike apo përfitimi i çastit, i nxit dhe i intensifikon ato, deri në katastrofike. Ndërsa veprimtaria humane e studiuar dhe afatgjatë mund t’i evitojë, t’i rrallojë ose t’i zvogëlojë në minimum dëmet e tyre thotë, PROF. DR. Perikli QIRIAZI.

Duhet të veprojmë qysh tani, madje jemi vonë.

Është një thënie e vjetër, se uji e gjen rrugën e vet. Se çfarë ndodh, kur rrugët e tij natyrore bllokohen me ndërtime, na e demonstroi në mënyrë dramatike katastrofa e përmbytjeve në disa vende të Shqipërisë.

‘‘Veprojnë edhe faktorë të tjerë natyrorë: pjerrësia e madhe e shtretërve dhe e shpateve të pellgjeve ujëmbledhëse të rrjedhjeve të sipërme e të mesme të lumenjve zëvendësohet me pjerrësi fare të vogël të shtretërve të rrjedhjes fushore të tyre, ku ka akumulim të madh. Ndaj, shtretërit e tyre, janë të cekët, të meandruar dhe, si të tillë, nuk mund të përcjellin sasinë e madhe të ujit të prurjeve maksimale. Jo vetëm kaq. Në fushat e Ultësirës sonë Perëndimore ka edhe sektorë në nivel të detit, apo edhe nën këtë nivel. Shumë prej tyre ishin të mbuluar nga këneta. Tharja dhe bonifikimi i tyre u realizua me ngritje mekanike të ujit nëpërmjet sistemit të dendur të kanaleve kulluese dhe hidroforëve të fuqishëm. Këta sektorë janë të parët që përmbyten dhe shumë shpejt kthehen në këneta, nëse nuk mirëmbahet sistemi kullues. Veprimtaria humane mund të intensifikojë përmbytjet ose t’i evitojë apo minimizojë dëmet. Në dhjetëvjeçarët ‘50-’80 të shek. XX u bonifikuan shumë këneta, u sistemuan dhe u thelluan shtretërit e rrjedhjeve fushore të lumenjve dhe u ndërtuan argjinatura, që shoqërojnë rrjedhjen e poshtme të tyre, duke rritur aftësinë e tyre përcjellëse të ujit; u ndryshuan disa shtretër: Drini i Lezhës, Gjadri, Kalasa e Bistrica etj. Ndërtimi i liqeneve të mëdha për hidrocentralet në lumin Drin, Mat e Bistricë ndikoi dukshëm në zbutjen e prurjeve maksimale’’, thotë studiuesi Qiriazi.

Si mund të jenë ti sigurtë banorët?

Rëndësi thelbësore ka gjetja e mundësisë së zhvendosjes në truall të sigurt të fshatrave, që janë përmbytur vazhdimisht dhe janë më të rrezikuar, shumica e të cilëve janë krijuar pas vitit 1990, nëpërmjet ndërtimeve kaotike. Pa dyshim gjetja dhe vendosja në truall të sigurt e tyre duhet të paraprihet nga studime të detajuara, që duhet të kryhen nga grupe studiuesish dhe ekspertë të disa fushave. Kjo, veç të tjerave, do të evitojë vendosjen e tyre mbi trupin e rrëshqitjeve të hershme, por që mund të riaktivizohen nga punimet dhe reshjet e gjata e intensive, vazhdon më tej profesori njohur, Qiriazi.

Vlora, Puka dhe Shkodra ndër qytetet  me dëmet më të mëdhaja ‘viktima’ të kapriçove të motit. Banorët ende nuk janë dëmshpërblyer për dëmet.

Pamje të shtëpisë dhe orendive shtëpiake të Bashkimit.

Nuk ishte hera e parë që familja e Bashkim Arapaj do të braktiste shtëpi e katandi përpara se prurjet e vrullshme të lumit Vjosë do merrnin përpara çdo të gjenin. Mbrëmjet e ftohta të dhjetorit, të rritur me fëmijë të tyre në kurriz, vrapuan tu shpëtonin përmbytjeve duke lënë pas gjithçka kishin. Babai i 5 fëmijëve Bashkimi, aktualisht i pastrehë, pa për herë të fundit shtëpinë e tij ashtu si e kishte ndërtuar. ‘‘Mezi arrtia të shpëtoja nga balta e lluca. Çdo gjë ishte e rrëshqitshme dhe u ngjit nëpër mure.”

Shkodra tashmë është mësuar me varkat e përmbytjeve

(në përditësim).

Në prag anëtarësimi në BE, por a jemi gati për standartet Evropiane?

Shqipëria është në pritje të hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në Kuvend theksoi se Programi IPA 2020, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit IPA II, do të luajë një rol të rëndësishëm në avancimin e procesit të modernizimit dhe evropianizimit të vendit. Por çka u vu re ishte se pak është dëgjuar të flitet për ndryshimet klimaterike apo përgatitjen e një Plani Kombëtar Për Sistemin Mbrojtëse nga Përmbytjet, përgjigjet e shpejtë dhe efikase të emergjencave civile apo dhe të jetë prioritet mjedisi. Jo vetëm përmbytjet por dhe tërmeti shkatërrues nga dha një mësim që jemi shumë larg këtyre temave. Madje për Shqipërinë janë gjëra të reja. Por dihet prioriteti që OKB ka dhënë për ndryshimet klimaterike. Shqipëria jo vetëm që nuk po përafrohet me legjistacionin e BE-së por as nuk kemi mjaftuesëhm fonde për këto lloj strategjish e plan veprimesh kombëtare, thotë Leonard Albrahimi inxhinier dhe studiues i ri në organizatën mjedisore, Qendra Mjedisore Për Studime dhe Zbatime. Ndërkohë aktivistja e çështjeve sociale nga Elbasani, Merita Kodra shprehet me rezerva për planin e emergjencave civile. ‘‘Me të vërtetë nuk ka asnjë plan për emergjencat civile në rrethe të vogla si Librazhdi, Gramshi, Prrenjasi. Ata nuk kanë fonde e jo më të kenë plane. E gjithnjë të rrezikuarat janë gratë. Ky target group vunerabël’’, përfundoi e indinjuar aktivistja.

Foto nga përmbytjet e fundit në Obot, Shkodër.

Në fund të fundit, njerëzit e thjeshtë janë ata që vuajnë më së shumti me pasoja të parikuperueshme të shëndetit mendor…

Drejtuesja e Kryqit të Kuq në Librazhd zonja Kalie Shehaji thotë se ajo dhe vullnetarët e saj përjetojnë emocione të forta në terren pasi janë gjithnjë në linjën e parë, sa herë që përmbytet lumi Shkumbin. Ndryshimet klimatike kanë goxha ndikimi i tij në gjendjen e shëndetit mendor.

Ndikimet shëndetësore të ndryshimeve klimatike përjetohen përmes rrugëve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. Këto mund të marrin forma e rritjes së shpeshtësisë dhe/ose ashpërsisë së ngjarjeve ekstreme të motit si valët e të nxehtit, thatësirat, përmbytjet dhe stuhitë të cilat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin, duke rezultuar në vdekshmëri të lidhura me nxehtësinë dhe sëmundshmërisë, lëndimeve dhe traumave. Në mënyrë indirekte, ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në shëndetin përmes humbjes së mjeteve të jetesës, tokës dhe pronës dhe nëpërmjet ndërveprimit me sistemet mjedisore, për shembull, duke ndryshuar barrën dhe modeli i shpërndarjes së sëmundjeve infektive të transmetuara nga vektorët, uji ose ushqimi.

Ndryshimet klimatike kanë ndikime akute dhe kronike në shëndetin mendor që mbulojnë një gamë nga të lehta në shumë kushte të rënda. Ndikimet e ndryshimeve klimatike në shëndetin mendor prekin në mënyrë disproporcionale ata më të margjinalizuarit, duke vepruar si a përforcues i rrezikut shëndetësor dhe përforcojnë pabarazitë. Kjo vlen midis pjesëve të ndryshme të botës, brenda vendet, rajonet dhe ndërmjet grupeve të popullsisë. Fëmijët janë të cenueshëm ndaj ndikimeve shëndetësore të ndryshimeve klimatike, duke përfshirë ndikimet në shëndetin mendor. Vendet jashtë BE-së dhe të pazhvilluara e kanë shumë të vështirë rikuperimin ndonjëherë mbetet dhe sfidë e pamposhtur duke sjellur emirgim, lënien e popullsisë në skamje dhe kolaps ekonomik citon një raport i Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) i cili është rrjeti më i madh humanitar në botë.

Ky investigim gazetaresk është bërë në kuadër të projektit Arena Climate Network i mbështetur nga ECF. / This journalistic investigation was done in the framework of the Arena Climate Network project supported by the ECF.

 

Shperndaje