Promovimi i paqes ndërmjet popujve, projekti që do të zbatohet nga SAUATT...

Promovimi i paqes ndërmjet popujve, projekti që do të zbatohet nga SAUATT Albania dhe Lëvizja Kristiane e Punonjësve

237
0

Me date 20 Tetor 2022, në zyrat qendrore të Sindikates Autonome të Ushqimit, Agrikulturës, Turizmit dhe Tregtisë (SAUATT Albania ), u organizua ceremonia e fillimit të projektit “Vëllazëria Italiane” që do të zbatohet nga MCL (Levizja Kristiane e Punonjesve) në partneritet dhe në bashkëpunim me SAUATT Albania. Gjithashtu projekti do të zbatohet dhe në Belgjikë dhe në Francë.

Në  ceremoni ishin të pranishëm anëtarë të Këshillit Drejtues të  SAUATT Albania, përfaqësues të organizatës Biznes Albania, përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, nga Shoqata e Restoranteve Turistike të Shqipërisë, përfaqësues të Medias etj.

Në fjalën e hapjes, presidenti  i SAUATT Albania z. Bilbil Kasmi falënderoi përfaqësuesit e MCL Itali për bashkëpunimin e deritanishëm, duke i siguruar për mbështetjen e SAUATT Albania gjatë zbatimit të këtij projekti së bashku me partnerët e saj. Kasmi i uroi mirëseardhjen delegacionit të MCL, Sekretarit të Përgjithshëm z.Tonino Inginjoli, znj.Rita Corona, koordinatore e projektit si dhe dy vullnetareve të cilat do të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë një vjeçare. Nga ana e tij, zoti Inginjoli bëri një paraqitje të objektivave të projektit dhe punës që do të zhvillojnë vullnëtarët italianë, në përgatitjen e raporteve e dokumentave për promovimin e turizmit, sektorit të bujqësisë, aktiviteteve të përbashkëta etj. Zbatimi me sukses i këtij projektit do sigurojë zbatimin në të ardhmen të projekteve të tjera të MCL në bashkëpunim me SAUATT. Të pranishmit i përshëndeti dhe znj.Rita Corone kordinatore e zbatimit të projektit. Z.Koli Sinjari në emër të Business Albania dhe Dhomes se artizanatit dhe zejeve siguroi përfaqësuesit e MCL për të ofruar bashkëpunimin për realizimin e këtij projekti.

Në kuader të zbatimit të projektit, në Shqipëri do të jenë të vendosura 2 vullnetare italiane të cilat do te jenë pjesë  e këtij projekti për një periudhë 1 vjeçare.

Qëllimi i këtij projekti do të jetë promovimi i paqes ndërmjet popujve dhe përhapja e kulturës dhe e të drejtave të njeriut, bashkëpunimi për zhvillimin ekonomik dhe social, promovimi i kulturës italiane.

Gjithashtu projekti synon të zbatojë veprime të koordinuara të ndihmës, informacionit, integrimit dhe promovimit te kulturës dhe gjuhës italiane nëpërmjet përgatitjes së raporteve dhe materialeve që promovojnë turizmin, bujqësinë si sektorë me rëndësi të veçantë për ekonominë shqiptare dhe atë të vendit fqinj, Italisë, në bashkëpunim me Institucionet përkatëse vendase dhe ato italiane.