
Shkrumbohet nje makine e parkuar prane baneses. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit ne Elbasan.
Sipas policise, nga zjarri eshte shkrumbuar mjeti “Pasat”, në pronësi të shtetasit E.Ç. i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.
“Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm”– njofton policia.
Informacioni paraprak
Në orët e para të mëngjesit në Elbasan, ka rënë zjarr në mjetit tip “Pasat”, në pronësi të shtetasit E.Ç. i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.
Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoritoëve.