Faleminderit Zaev Nga Andi Bejtja

Faleminderit Zaev Nga Andi Bejtja

524
0

Biseda e Kryeministrit Zaev me dy humoriste ruse që imitonin Presidentin e Ukrainës duke folur me të, mund të ketë shkaktuar të qeshura në Rusi apo Ukrainë, po jo në Tiranë apo Prishtinë … Berlin apo Bruksel…

Kisha kaq kohe që dëgjoja Baton Haxhiun nëpër tavolina të thoshte se amerikanet na e paskërkan mendjen top për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi: E kisha pyetur dhe publikisht në Opinion ‘e kujt ishte kjo ide’ po kishte llocur….

Dhe na e tha Zaev sot, dhe Vuçiç muaj më parë: që është ide ruse, serbo-ruse, sot mësuam ka dhe pak gisht vëllai ynë Erdogan….

Synojnë destabilitetin e rajonit thotë me gojën plot Zaev që ndryshe nga shumë lider ballkanik njihet për sinqeritetin dhe modestinë …

Ç’të thotë me i ka thënë të gjitha… na i ndau para syve si në Shqipëri ashtu edhe Kosovë grurin nga krundet…qenkeni budallenj nëqoftëse nuk e keni të qartë….

Ndaj kush e do këtë vend me vrap në zgjedhje me 13 tetor!

Shperndaje