Shakira në garën e Formula 1 në Miami, shijon eventin sportiv me...

Shakira në garën e Formula 1 në Miami, shijon eventin sportiv me fëmijët e saj dhe… Tom Cruise

187
0

Shakira u pa në Miami në një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vitit, në garën e Formula 1.

Këngëtarja ishte me fëmijët e saj, por shoqërohej jo vetëm prej tyre, por edhe nga një aktor i njohur. Ky nuk ishte askush tjetër veç superylli Tom Cruise. Dy yjet u panë duke kaluar kohë të dielën teksa shikonin Çmimin e Madh të Formula 1 2023 në Miami.

Në fotot e publikuara në internet, Shakira dhe Cruz duket se janë duke qeshur dhe duke kaluar një kohë të mirë.

Në një video të regjistruar nga dikush nga ngjarja, shihet sesi këngëtarja ndodhet në tribunat e pistës dhe bisedon me aktorin e njohur. Në një moment, një nga fëmijët e saj e ndërpreu bisedën e saj me Cruz ndërsa ai filloi të luante dhe ta përqafonte.