Selami: Katër vite më parë Basha më propozoi për nënkryetar. Është i...

Selami: Katër vite më parë Basha më propozoi për nënkryetar. Është i preferuari i Berishës

353
0

 

Kandidati për postin e Kryetarit në PD, Eduard Selami tregon se katër vite më parë Lulzim Basha i ka propozuar postin e nënkryetarit të partisë, por ai e ka refuzuar. I ftuar në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, Selami thekson se modeli i Bashës ka dështoi dhe është tashmë i vjetruar. “Nuk eshte sulm ndaj Bashes. Modeli I Bashes deshtoi, eshte i kapercyer dhe model i vjeteruar. Ne politike dhe ne shoqeri te rrezon gjithe te tjeret. Basha e ka future lidershipin e tij ne modelin e vjeteruar. Por sdo te thote qe Basha nuk ka vlere ne PD. E kam refuzuar Bashen per postin e nenkryetarin e partise kater vite me pare. Une nuk pranoj asnje post te emeruar nga kryetari, pa voten e strukturave me votim te fshehte”,u shpreh Selami. Kandidati për kryetar në PD, thotë se Sali Berisha tashmë ka shprehur preferencën e tij në favor të Bashës, edhe pse në takimin që ka pasur me të, ai kishte premtuar neutralitet. “Persa i perket gares besoj se ai ka shprehur preference per zotin Basha, por ka qene krejt normale. Nga deklarimet qe ka bere e kuptoj. Ne takimin qe kemi bere ai me tha qe do te ruaje neutralitetin. Une I kam thene se ai ka plotesisht te drejte te mbeshtese ate qe mendon se eshte me afer asaj qe ai mendon. Une do ta mbeshtes Bashen dhe nese fitoj. Do te strukturoj gjithcka, por nuk do te kete vendime te miat pa miratimin e keshillit kombetar. Kjo eshte ajo qe nuk eshte pare akoma ne Shqiperi. S’do te kete me parti si prona private te kthyera ne vatra te korrupsionit politik”, deklaroi Selami.