“Lufta është pranë! S’duhet të luajmë me zjarrin”- Agresioni rus në Ukrainë,...

“Lufta është pranë! S’duhet të luajmë me zjarrin”- Agresioni rus në Ukrainë, Rama: Ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor

55
0

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri deklaroi gjatë konferencës me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se lufta është pranë dhe nuk duhet të luajnë me zjarrin.

Edi Rama: I thashë diçka që do t’ua tregoj edhe juve që përgjigja më e qartë e shkurtër dhe e saktë për faktin se ku mund të shkojë bota nëse ndjekim Putin për justifikimin e një lufte duke i bërë thirrje së shkuarës.

Kjo është perandoria mongoleze, Rusia është brenda saj. Mongolezët janë njerëz paqësore, Merrni me mend sikur në këtë rajon të gjithë të nisin të mendojnë t’i shohin marrëdhëniet ndërkombëtare mbështetur në harta, do ishte një luftë që s’do të merrte kurrë fund, Jo të gjithë po e kuptojnë, se për Putin të sulmonte Ukrainën, ishte sulm jo vetëm ndaj Ukrainës, por rendit botëror të mbështetur në rregulla, bashkësisë demokratike.

Është sfidë, jo se do të pushtojë Gjermaninë, por nëse kjo logjika e ndezjes së një lufte bazuar në hartave do të mbizotërojnë ne nuk do të jetojmë më në botën që njohim, por në një botë ku më i fuqishmi do të vendosë. Ka shumë mësime që mund të nxjerrim nga historian jonë në Ballkan, “nuk duhet kurrsesi të biem pre e relativizmin të këtij konflikti sepse është e qartë, ka një agresor dhe një viktimë. Gjithçka tjetër është çorientuese. Në Ballkanin Perëndimor, sigurisht nuk jemi një rajon pa probleme, ku nëse ti do të ndezësh një luftë e ke të vështirë të gjesh harta, jetojmë në një terren pjellor ku është derdhur shumë gjak.

Por në të njëjtën kohë, duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku në një mënyrë që të bashkëpunojmë për interesin e përbashkët, pastaj të diskutojmë por në mënyrë paqësore për diçka për të cilin të jemi dakord. Duhet të forcojmë institucionet tona.

Edhe njëherë, po ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor për shkak të agresionit rus. Jo ta shohin si situatë që ushtria ruse do të vijë këtu.

Shpresojmë fort që të vazhdojmë të ecim përpara së bashku. E shoh Ukrainën, si një vlerë e shtuar sepse vjen në këtë lidhje me shumë plagë të cilat vazhdojnë të jenë të hapur. Lufta është po kaq pranë sa jemi ne këtu. Sado e pamundur të duket, mund të ndodhë. S’duhet të luajmë me zjarrin, duhet të ruajmë një qëndrim të qartë në raport me Ukrainën. Nëse humbim këtë qartësi, rrezikojmë të hyjmë në një fazë të errësirës.