Rrëmbehet nga çifti i martuar, e përdhunonin çdo ditë për shtatë vite

Rrëmbehet nga çifti i martuar, e përdhunonin çdo ditë për shtatë vite

381
0

ffb260df1cd85b72fdc18ce977bc4a3d

Colleen Stan ishte 20 vjeçare kur u rrëmbye në maj të vitit 1977 nga Cameron Hooker dhe gruaja e tij Janice, për t’u dërgua në shtëpinë e tyre në veri të Kalifornisë. Ajo u mbajt si skllave seksi nga ky çift për vite te tëra dhe ishte e mbyllur për 23 orë në ditë në një kuti prej druri. Nga aty largohej vetëm kur përdhunohej.

“Mendoja që do të vdisja”, u shpreh Stan, tani 59-vjeçare, teksa po intervistohej për filmin që është realizuar bazuar në jetën e saj.

Ajo ka treguar për revistën People se në momentin kur i kishte takuar për herë të parë çiftin me të cilët po udhëtonte, ata u sillën shumë mirë me të dhe me vete kishin edhe një fëmijë. Por, vetëm gjysmë ore më pas, Hooker e kishte ndaluar makinën dhe e kishte kërcënuar atë me një thikë duke e detyruar të futej në një kuti.

Pas këtij momenti, jeta e saj nuk do të ishte kurrë si më parë. Ajo u përdhunua për çdo ditë, u lidh me zinxhirë dhe u tortura për shtatë vjet me radhë – derisa arriti të ikë nga ai vend në vitin 1984.

Hooker e kishte rrahur atë në fillim pas kundërshtimeve që ajo i kishte bërë dhe çdo ditë ia kishte kujtuar që në rast se ajo i tregonte dikujt, do ta vriste atë dhe familjen e saj. Ajo madje edhe kishte shkuar për t’i takuar familjarët e saj, por ishte shumë e frikësuar t’u tregonte çfarë po ndodhte me të, e familja kishte menduar i ishte bashkuar një lloj kulti të veçantë.

Stan ka thënë që mundohej të qëndronte e fokusuar dhe të mendonte për gjëra të mira dhe momente të lumtura, në mënyrë që të ikte nga realiteti i shëmtuar i jetës së saj.

“Mësova të shkoj çdo kund me mendjen time. Vetëm e largoja vetën me mendje nga situata reale dhe shkoja ku doja”, tha ajo.

Pasi Stan arriti të ikë nga rrëmbyesit e saj, Hooker u dënua me 104 vjet burgim, kurse gruaja e tij fitoi imunitet pasi që dëshmoi kundër tij, shkruan Klan Kosova. Që nga ajo kohë, Stan është trajtuar me terapi të ndryshme dhe tani vite më pas ajo është gjyshe.

“Tridhjetë vite kanë kaluar, jam më mirë, jam shëruar, kam një jetë më të mirë”, u shpreh ajo.