Rrëfimi rrënqethës i Vladimir Putin: Janë përpjekur të më vrasin 5 herë,...

Rrëfimi rrënqethës i Vladimir Putin: Janë përpjekur të më vrasin 5 herë, ja si shpëtova

509
0

Një dokumentar i regjisorit amerikan Oliver Stone mbi Presidentin rus Vladimir Putin ka marrë të tjera përmasa dhe është venë në qendrën e vëmendjes botërore. Putin ka rrëfyer për herë të parë si u ka shpëtuar një sërë përpjekjesh për ta ekzekutuar. Në dokumentarin me katër seri të titullur “Intervistat e Putinit”, regjisori Stone ka thënë se presidenti i ka rrëfyer rreth pesë përpjekjeve për ta vrarë. Stone ka shtuar se të gjithë sulmuesit janë shtirur si pjesëtar te rojeve te sigurisë të presidentit, shkruan “Reuters” Mirëpo Putin, ka thënë se për të është thelbësore t’i besojë ekipit të tij të sigurisë. “Kam biseduar me Fidel Kastron për këtë çështje – ka thënë Putini – Dhe ai më tha, ‘A e di pse jam ende gjallë? E pyeta: ‘Pse? Më tha se shkonte kudo me djemtë e tij të sigurisë personale”. Stone po ashtu i ka kërkur Putinit që të bëjë të ditur se cili mendon që do të jetë fati i tij në të ardhmen. “Vetëm Zoti e di fatin tonë –timin dhe tuajin,” ka deklaruar Putin.  Ky dokumentar do të transmetohet gjatë këtij muaji në një televizion kabllor amerikan.