Rrëfimi i një të moshuareje për dashurinë…

Rrëfimi i një të moshuareje për dashurinë…

494
0

12376717_1010062975719071_9154074903622210343_n

Një e moshuar u pyet se çfarë ishte dashuria dhe u përgjigj:

Hera e parë kur e kam dëgjuar këtë fjalë, kam qenë vajzë e vogël. Ishte im atë i cili teksa më puthi më tha:”Të dua””
Me vete mendova:”Dashuria qenka dhembshuri, siguri dhe përqafim i ngrohtë”.
Kur u rrita, gjeta një letër poshtë derës së shtëpisë, të cilën e dërgonte një djalë nga fshati. Në letër lexova emrin tim, përmbajtjen dhe fjalët:”Të dua”.
Me vete mendova:”Dashuria qenka guxim dhe çmenduri”.
Pasi u fejova me këtë djalë dhe u njoha pak më shumë, fjala e parë që më tha ishte:”Të dua”.
E unë me vete mendova:”Dashuria qenka ambicie, punë, objektiv dhe vullnet.”
U martova dhe ditën e martesës, im shoq më puthi në kokë dhe më tha:”Të dua”. Me vete mendova:”Dashuria qenka mall dhe pasion.”
Kaloi një vit dhe unë linda djalin e parë. E dërrmuar qëndroja shtrirë në krevat. Im shoq më befasoi teksa kapi dorën time dhe më tha:”Të dua.”
Me vete thashë:”Dashuria qenka mirënjohje, vlerësim, butësi dhe dhembshuri.”
Me kalimin e viteve, mu thinjën flokët dhe fëmijët të gjithë krijuan familje. Një ditë, im shoq duke buzëqeshur teksa shihte thinjat e mia, më tha:”Të dua!”
Me vete thashë:”Dashuria qenka mëshirë dhe butësi.”
Kaluan vite dhe pasi u plakëm, im shoq më tha një ditë:”Të dua!”
Me vete mendova:”Dashura qenka besnikëri, sinqeritet dhe kontribut.”
Kjo është dashuria, sekretet e të cilës i zbulojmë sa më shumë vite kalojnë. Ajo fillon e vogël dhe rritet dalëngadalë.