Revoltohet Enca ndaj kritikave në ‘Opinion’ (Foto)

Revoltohet Enca ndaj kritikave në ‘Opinion’ (Foto)

617
0

enca-dreq-650x357

Në përfundim të emisionit “Opinion” mbrëmjen që lamë pas ka patur një reagim edhe nga këngëtarja Enca Haxhia.

Gjatë emisionit moderatoret Floriana Garo, Einxhel Shkira dhe gazetarja Zefina Hasani kanë diskutuar edhe rreth “fenomenit Enca”. Sipas Einxhelit ajo është një vajzë që ndonëse kishte talentin i është dashur të provokojë për të arritur aty ku është sot. Ndërkohë Hasani e ka kundërshtuar për pjesën e talentit duke thënë se po të kishte zë do të kishte kaluar provën e “The Voice of Albania”.

Ndërsa Garo vijoi duke thënë se përse është kaq e nevojshme të bëhesh e njohur, kur për të qenë e tillë duhet të kesh edhe vlera të tjera. Pas këtij debati Enca ka reaguar në profilin e saj në Facebook, përmes një statusi të cilin më pas e ka fshirë, shkruan gazeta Express.

Ja çfarë shkruan ajo pa adresuar postimin në një emër të veçantë. “Mund të nxirrja bisedat ku më ke lavdëruar pafund dhe më ke thënë se do të bëhem e suksesshme sepse jam pozitive dhe vlerësoje talentin tim, megjithëse sot shprehesh ndryshe në Opinioni. Por vendosa që nuk e meriton atë vëmendje dhe popullaritet,”-ka shkruar këngëtarja në rrjete sociale./Gazeta Express/