Rama tregon SHIFRËN, sa para janë vënë në dispozicion për kompensimin e...

Rama tregon SHIFRËN, sa para janë vënë në dispozicion për kompensimin e dëmeve të tërmetit

312
0

Kryeministri Edi Rama ka folur me shifra reale për fondin e krijuar për rindërtimin banesave dhe konpesimin e dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i disa javëve më parë.

 

Në një deklaratë për shtyp, Rama tregoi se deri më tani janë vënë në dispozicion rreth 6 milion dollarë.

 

“Janë rreth 6 milion dollarë në dispozicion sot, por është një shifër bazë se kostot janë më të larta dhe thashë se duhet të plotësohet me lementë të tjerë”, tha kreu i qeverisë, ndërsa deklaroi se nuk do të japë asnjë lek në dorë për qytetarët e prekur.

 

“Ne atyre që kanë humbur shtëpinë do t’ju bëjmë shtëpinë, lojëra me lekë në duar nuk bëjmë. Kush do ta bëjë vetë do ta bëjë më të madhe më të bukur do ta bëjë dhe nuk do ta paguajë asnjë taksë”, theksoi kryeministri.