Rama sqaron “listën e zezë” dhe paralajmëron furtunë në administratë

Rama sqaron “listën e zezë” dhe paralajmëron furtunë në administratë

277
0

Kryeministri Edi Rama në kuadër të për bashkëqeverisje me qytetarët, ka marrë pjesë sot në dëgjesën publike të deputetëve të rinj të PS-së me banorë të Librazhdit. Rama në fjalën e tij, u ndal pikërisht në një çështjeve më të debatuara të momentit, siç është ajo e “listës së zezë” ku qytetarët kanë seleksionuar 101 zyrtarë të administratës publike, mjekësi dhe anëtarë të sistemit të drejtësisë si abuzues me detyrën e tyre. Gjatë fjalës së tij, ai tha se nuk do të jetë kjo forma që do të përdor qeveria për të zbuluar padrejtësisë, por të bazuara sipas tij në fakte. “U bë nami për një listë që doli në Facebook-un tim. Ajo listë është thjesht nga komentet e njerëzve, nuk është listë për të nxjerr të këqijtë, apo për ti dënuar. Por është thjesht një përmbledhje e emrave të njerëzve që kanë komentuar. Ata që kanë komentuar, janë njerëz real, apo fshihen pas profileve të tjerëve. Por mekanizmi që do ndërtojmë ne do jetë i qartë, transparente dhe jo ky, Ai do thotë unë jam anëtar i këtij koalicion. Edi Rama, jam banor i Polisit, kam këtë nr telefoni. Dhe i dalë për zot kësaj që them. Psh; te Hipotekat më kanë bllokuar dhe i dalë për zot kësaj, Dhe qeveria të më garantojë që të vihet në vend drejtësia”, tha Rama. Ndër të tjera, ai u ndal edhe te reformimi rrënjësor të administratës. Rama deklaroi se që nga qeveria do ketë reformim të madh e duke vijuar me të gjitha institucionet. “Nuk janë të pakët zyrtarët e shtetit që fshihen pas flamuri të PS-së për t’ju rënë njerëzve me shkopin e flamurin e partisë. Ashtu si ata që fshihen pas flamujve të partive të vogla. Janë në struktura gjakpirëse sepse me atë gjak shtohen dhe rriten. Ne do të bëjmë një reformë shumë të thellë në administratë. Duke nisur nga qeveria, do ta reformojmë thellësisht qeverinë dhe të gjitha institucionet. Do bëjmë shkurtime drastike të gjithë degëve të thata apo pjesëve parazite apo të infektuara të administratës shtetërore”,deklaroi Rama.