“Qyteti i një mbi një dritareve” – nga më të bukurit në...

“Qyteti i një mbi një dritareve” – nga më të bukurit në botë

982
0

Nuk është e nevojshme të bëni rrugë të gjatë për të parë njërin prej qyteteve më të bukura të botës. Ndodhet në Shqipëri dhe është BERATI!

Shumë platforma që merren me turizmin nëpër botë, shpesh qytetin jugor të shtetit fqinj e kanë renditur në mesin e vendeve më të mira të botës. Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin Beratit: “Qytet i një mbi një dritareve”.

Vend i cili mbrohet edhe nga UNESCO qysh nga viti 2005. Qyteti i vjetër i Beratit, shtrihet në brigjet e Osumit. Rrugicat e lagjeve janë të shtruara me kalldrëm, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kanë lënë trashëgim brezave më të rinj.

Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur ku shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres. Ajri i pastër i pishave përreth, gjelbërimi i tyre i përhershëm, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamitë dhe kishat e lashta në këtë qytet janë dëshmi e një jetë fort të bukur në këtë vend.

Meqë fundjava është një hap para jush – konsiderojeni rrugën me labirinte që ju çon në BERAT. Nuk do të zhgënjeheni!