Rregullat e makeupit që duhet të ndiqni kur të jeni tek të...

Rregullat e makeupit që duhet të ndiqni kur të jeni tek të 40-at

369
0

Trendet e kozmetikës shkojnë dhe vijnë. Po këto teknika klasike të bukurisë ju ndihmojnë të rrezatoni  në çdo moshë. Por teksa rriteni në moshë duhet të keni parasysh disa rregulla në mënyrë që të dukeni më të rinj dhe më bukur. Disa nga ato janë: Përdorni një fondatinë të lëngshme jot ë thatë: Kur rriteni lëkura juaj ka tendencë të hollohet dhe të zhvillojë linja të imta dhe rutina juaj duhet të ndryshojë për të akomoduar ato nuanca. Rregulli I parë është të hiqni dorë nga pudra e thatë. Pluhuri thekson rrudhat dhe e bën fytyrën pa shkëlqim . Zgjidhni buzëkuqin e duhur: Ndërsa  rriteni buzët humbasin konturin e theksuar kështu që duhet të shmangni ngjyrat e errëta si të kuqe të thella, lejla dhe ngjyrë kafe, të cilat I bëjnë tuaj më të vogla, më pak të theksuar dhe më pak të plota

Kujdes me vendosjen e ngjyrës së mollëzave: Shumë gra përdorin bronzerin ose ngjyra të errët gjë që është e gabuar. Duhet të përdorni një ngjyrë natyrale dh eta vendosni në vendin ku keni mollëzat dhe jo në të gjithë fytyrën apo shumë të shpërndarë.

 

 

Mos përdorni më laps në pjesën e poshtme të syrit dhe as rimel në këtë pjesë. Do t’ju bëjnë që sytë t’ju duken më të vegjël dhe të rënë. Në këtë mënyrë do të dukeni të lodhur dhe pa jetë.

 

Shmangni xixat: Të vendosura në sy kur rrudhat kanë filluar të jenë pak të dukshme nuk është gjëja më e bukur. Xixat sjellin vëmendje në çdo pjesë të fytyrës. Nëse me të vërtetë ju pëlqejnë shumë atëherë kufizohuni duke lyer vetëm cepat e syrit.