Ky është politikani më i gjatë në botë

Ky është politikani më i gjatë në botë

451
0

Një këshilltar nga Brooklyn i New York-ut, me emrin Robert Cornegy Jr., u emërua si politikani më i gjatë në botë me gjatësi 208 centimetra. Ai u nderua me këtë çmim këtë javë gjatë një ceremonie të bashkisë, pasi u certifikua zyrtarisht nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness më 14 janar. Cornegy deklaroi se ai aplikoi për këtë titull para dy vjetësh kur një mik i tha me shaka “ti me gjasë je politikanë më i gjatë i të gjitha kohërave”. Ai shprehet se të qenit i gjatë i ka sfidat e saj, sidomos kur bëhet fjalë për të blerë këpucë dhe rroba. Mbajtësi i mëparshëm i këtij titulli ishte një anëtar i parlamentit britanik me emrin Sir Louis Gluckstein, i cili ishte 202 centimetra. Ai vdiq më 1979 dhe u pasua nga një tjetër politikan britanik i cili e kishte gjatësinë prej 198 centimetra.