
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar nga afër banorët e Paskuqanit dhe ka ndaluar biznes më biznes.
‘O Luli unë e di që jo të tëra vejnë nga ata që thoni ju, po të paktën të marrim tokën tonë, ma ka blerë gjyshi me florinj’, i tha qytetari kryetarit të opozitës.
‘Të kuptoj. Ne do ta rregullojmë’, tha Basha ndërkohë që e ftoi t’i bashkohet qytetarëve në protestën e 16 shkurtit.