Protesta në Fier, gjakoset në kokë një POLIC

Protesta në Fier, gjakoset në kokë një POLIC

1241
0

Është tensionuar situata në Fier aty ku një grup protestuesish kanë bllokuar hyrjen e qytetit për t’i bërë ‘bllok’ kryeministrit Rama.

Mirëpo, si pasojë e përplasjes së protestuesve të PD e LSI me policinë mësohet se është gjakosur në kokë një efektiv.

Ndërkaq, deputeti i PD Luan Baçi ka pohuar se qytetarët nuk do të bien pre e provokimeve dhe do të vazhdojnë protestën.

Nga ana tjetër, sipas policisë, protestuesit po kryejnë veprime të kundraligjshme.