Puthje e përqafime, Ramush Haradinaj suprizon bashkëshorten për ditëlindje, publikon foton e ëmbël duke …

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita feston sot 40-vjetorin e lindjes së saj.

Në këtë ditë të veçantë për të, moderatorja është suprizuar nga ish-kryeministri i Kosovës me një buqetë me lule. Ramush Haradinaj publikoi një foto romantike teksa i dhuron një puthje në buzë bashkëshortes në buzë dhe në dorë mban buqetën e luleve. “Anita sot, urime gjithmonë,”– shkroi ai, krahas imazhit të ëmbël, duke treguar se janë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Pak ditë më parë, në mediat kosovare qarkulloi lajmi se ish-kryeministri kosovar dhunoi bashkëshorten dhe e bëri për spital.

 

Mediat kosovare shkruan se Anita Haradinaj përfundoi në urgjencë, megjithatë moderatorja i hodhi poshtë lajmet duke thënë se është prej 17 vitesh me Ramush Haradinaj dhe ndihet mirë në krah të tij.

Moderatorja u shpreh se lajmet janë bërë për klikime dhe ishte e pamundur nga ana e saj që kjo ngjarje të injorohej.

“Kam 20 vjet qe punoj dhe jam pjese e medias ne Kosove dhe sot shpreh keqardhje për nivelin e mediave dhe tendencës për te prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme për dy klikime me shume a me pak, kam qene shume here pjese e lajmeve te tilla dhe e kam kuptuar qe injorimi do te ishte forme e drejte e përgjigjes se thashethemeve por kjo e mbrëmshmja ishte e pamundshme te injorohet sepse unë jam nene, motër, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetësuar dike diku! Prandaj është e turpshme te prodhohen lajme kaq te ulta! Unë jam shume mire dhe kam 17 vjet qe jam shume mire me Ramushin!”- shkroi ajo.

Author: vizional