Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë protestë para MIE, përplasen me policinë,...

Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë protestë para MIE, përplasen me policinë, arrestohen 2 persona

493
0

Ditën e sotme Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë kanë dalë të protestojnë para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Në fillim të protestës policia ka arrestuar dy persona për tubim të paligjshëm. Bëhet me dije se policia nuk i lejon që të protestojnë, sepse është kundër rregullave të Covid.

Punonjësit e Transportit Publik kanë dalë në protestë pasi kërkojnë një pagë tjetër prej 40 mijë lekësh.

Kujtojmë se dje Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se do të hapet transporti në të gjithë vendin me masa strikte, sipas një protokolli. Ndërsa shoqatat e transportit kanë kundërshtuar duke thënë se nuk do të fillojnë punën pasi e kanë të pamundur të respketojnë protokollin.