Pse njerezit nuk i bashkohen protestave per teatrin?/ Nga Valbona Sulçe

Pse njerezit nuk i bashkohen protestave per teatrin?/ Nga Valbona Sulçe

600
0

Pse njerezit nuk i bashkohen protestave per teatrin?  Sepse njerezit nuk kane teater. Ne vend te teatrove, japin “shfaqje” politikanet dhe ministrat. Kjo foto eshte marre nga turi i llogaridhenies ne Lushnje. Me gjase duhet te jete qendra kulturore Vace Zela , pasi nuk gjeta reference ne asnje artikull lidhur me vendin ku mbahej aktiviteti (mesa duket detaj i parendesishem). Duket nje salle e mire, nga ato qe enderrojne te gjithe artistet neper shfaqje, sidomos se eshte e mbushur plot. Nuk i di parametrat teknike- akustika e plot te tjera, por kur mendoj qe Kukesi nuk e ka nje salle te tille, edhe pse e kerkon prej vitesh, mendoj qe eshte nje aset per qytetin. Qytetet tona, me perjashtime te vogla, lengojne nga nje “thatesire” e gjate artistike. Shfaqjet me pikatore qe vijne nga Tirana nuk mund ta permbushin nevojen e njerezve per art. Do ishte interesante te dinim psh kur eshte vene shfaqja e fundit ne kete skene, te kishim nje kalendar aktivitetesh te publikuar diku (po kerkoj shume, ë?) Ndaj lobimi per Teatrin Kombetar ne Tirane duhet te shoqerohet me lobimin per me shume investime per teatrin ne pergjithesi, jo vetem ne kryeqytet. Cfare mund te presesh nga nje popull qe mengjes dreke darke “ha” politike, “pi” politike, “vjell” politike? Si mund te zhvilloje ai ndjeshmerine ndaj ceshtjeve sociale nese nuk ka teater, nese nuk konsumon art? E kam degjuar dhe kete shprehjen tjeter qe “komedia eshte zhanri qe ecen me shume se ky popull ka nevoje te qeshe!” Po, po ky popull ka nevoje te mendoje ne rradhe te pare. Dhe mendimin e zhvillon drama, letersia. Nje popull qe nuk mendon, vdes! Kaq e thjeshte eshte! #mbroteatrin #investoperkulturen