“Provokimet me femrat seksi dhe të bukura në burg m’i bënte Shkëlzen...

“Provokimet me femrat seksi dhe të bukura në burg m’i bënte Shkëlzen Berisha”

763
0

Ish-truproja i Sali Berishës, përmes një statusi në Facebook bën një akuzë të re. Izet Haxhia rrëfen një histori konkrete provokimi me femra të para 6 viteve, duke thënë se pikërisht ky rast po i përsëritet së fundmi në Facebook.

“Ka shumë kohë që më vijnë kërkesa për miqësi e mesazhe provokuese, nga profile fallco apo të vërteta femrash. Janë me qindra dhe duket që janë të dirigjuara nga një qendër e vetme. Unë u them këtyre perversëve që mua nuk mund të më joshni e të më provokoni, as me femra, as me para dhe me asgjë tjetër”, shkruan në Facebook Haxhia.

Më poshtë paraqitet ngjarja e plotë e treguar nga Izet Haxhia, ku përfshihen edhe policia sekrete turke, një qendër e pritjes së refugjatëve, një vajzë ukrainase etj. Dhe një bisedë e DITA-­s me Izet Haxhinë, ku ai tregon se tek kush dyshon se i orkestron këto lloj provokimesh.

Izet, në denoncimin tënd ti thua se provokimet e këtij lloji dirigjohen nga një dorë. Tek kush dyshon?

Duhet pasur parasysh se unë që kur kam filluar të rrëfehem për gazetën tuaj para dy vitesh në lidhje me bëmat e krimet e Berishës, kanë filluar të më vijnë mesazhe kërcënuese e fyese në mënyrë konstante. Dhe dihet që këto mesazhe nuk ishin punë militantësh apo dumbabistash që u shave babën Sali, por të organizuara nga një dorë e vetme që na çon tek gjurmët e Zenit të Saliut. Sepse më kujtohet dhe e kam thënë edhe më parë që një mesazh që m’u dukte i shkruar në stilin e Zenit, ishte nisur nga ishujt e Pacifikut ku në atë kohë Zeni i “varfër” po bënte pushime me bukuroshen e tij të pasur… ­

Po, por ato ishin kërcënime, këto janë joshje ku një mashkull edhe mund të tundohet… ­

Po njësoj, edhe këto kërkesa për miq me profile femrash vijnë në seri ashtu si mesazhet. Sigurisht që mendja të vete tek po e njëjta dorë, tek ajo e Zenit, i cili e ka shumë për qejf këtë punën e portaleve fallso. ­

Kaq shumë sa i bie të merret gjithë kohës me këtë punë? ­

Kuptohet, si duket ka punësuar shumë veta në lidhje me këto postime se është një punë voluminoze të hapësh me qindra e mijëra adresa fallso me foto femrash seksi e të shkruash mesazhe joshëse. Unë me të thënë të drejtën, nuk jam as ndonjë burrë i pashëm që të josh kaq kollaj femra!!!

E megjithatë paske pasur shumë kërkesa për “miqësi”, po? ­

Çfarë të them! Nga më provokueset, dhe interesantja është se shumica e këtyre kërkesave vijnë nga femra me emra e foto që u përkasin femrave të huaja. Si duket për t’u bërë të besueshëm. ­

Dhe cili mendon se është synimi? Se episodi yt me ukrainasen është e qartë që donin të të inkriminonin.

Epo duket kanë ndërruar taktikë e sipas mendjes diabolike e perverse të trashëguar nga geni pervers i kullës së Viçidolit, kujtojnë se do më lëshojnë në kurth duke më joshur me perversitetet e tyre. Dhe pastaj të thoshin: Ja kush është Izet Haxhia, këtë doni me besu ju?

Në fakt shantazhi i llojit seksual është efikas…

Sigurisht. Është një metode efikase shantazhi që është përdorur nga i ati ndaj kundërshtarëve të tij në parti e jashtë partisë, me dosje e përgjime deri në dhomat e gjumit apo vrimat e çelësit. Çfarë t’i bësh, dikur i ati i Zenit përgjonte nga penxheret e banjove të kullës, e tani i biri dhe i ati së bashku rrinë duke përgjuar në fb e atyre që i konsiderojnë armiq. U them vazhdoni të përgjoni se do gjeni qenin e ngordhur, siç thoshte i madhi Kadri Roshi tek filmi “Përballimi”.