Protestat masive në të gjithë vendin, reagon kryeministi Rama

Protestat masive në të gjithë vendin, reagon kryeministi Rama

352
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas skadimit të afatit të vendosur nga studentët si dhe protestave të tjera në disa qytete ku janë bllokuar rrugët. Rama ironizon kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se po maskon të rinjtë e PD-së si studentë, ndërsa degën e PD në Fier e ka nxjerrë në rrugë me jelekë të verdhë. “Eh Artist si e katandise opozitën! Të rinjtë e PD maskohen si studentë se ndryshe i përzënë; dega e Fierit zë rrugën me jelekë të verdhë sikur i merr porositë nga Parisi; bashkia e Kukësit shfaqet si grup biznesmenësh të vegjël që duan dyqan pa kasë; ndërsa ti vetë të Astir Boja”, shkruan Rama në Twitter.