Protesta e opozitës, më e dhunshmja kundër gazetarëve, 5 kameramanë të lënduar...

Protesta e opozitës, më e dhunshmja kundër gazetarëve, 5 kameramanë të lënduar (Bilanci i kamerave të thyera )

483
0

Nga dhuna e ushtruar në protestën e mbrëmshme të opozitës kanë mbetur të plagosur 30 persona. 18 prej tyre kanë qenë punonjës të policisë dhe 12 protestues, kalimtarë të rastit dhe punonjës të medias.

Mirëpo, ndryshe nga protestat e tjera, ajo e ditës së djeshme mund të cilësohet si më e dhunshmja kundër gazetarëve. Përdorimi i mjeteve piroteknike dhe bombave molotov ka lënduar edhe pesë kameramanë, të cilët ishin në krye të detyrës.

 

Si asnjëherë më parë protestuesit kanë thyer edhe kamerat e tyre,duke shkaktuar incidente të mëdha.

 

Bilanci i kamerave të thyera:

 

-2 kamera të televizionit ABC News.

 

-1 kamera e Top Channel.

 

-1 kamera e TV Klan.

 

-1 kamera e Report Tv.

 

-Droni i Vizion Plus.