Nga Klodiana Hilaj
Në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare 2017, një emër i spikatur për deputet në qarkun e Fierit është pikërisht Ervin Dine, i cili kandidon nën siglën e Aleancës Popullore për Drejtësi. I njohur për një intelekt të pasur, vështrim kritik, dhe një dëshirë të papërshkrueshme për të kontribuar në mbështetje të vendit dhe të popullit, Ervin Dine është alternativa e duhur që i nevojitet banorëve në qarkun e Fierit. Figura e Ervin Dines mbart në vetvete, një sërë elementësh që lidhen drejtpërdrejtë me një klasë të caktuar të shoqërisë shqiptare, me të persekutuarit, fat të cilin e ka vuajtur dhe vet ai, i cili ka lindur në internim. Nisur nga ky fakt, një detaj të cilit ky kandidat i mëshon më tepër ka lidhje pikërisht me mbrojtjen dhe vendosjen e një të drejte legjitime që u përket këtyre familjeve që kanë vuajtur internimin gjatë periudhës komuniste. Dine ka përfunduar studimet e larta në Univeristetin prestigjoz të Columbias-SHBA për shkenca politike dhe ka qenë pjesë e misioneve të shumta paqëruajtëse në Kosovë, Irak e shumë vende të tjera. Fryma pozitive është tipari kryesor i këtij kandidati, i cili me anë të programit të tij i ofron qytetarëve të Fierit një mundësi reale për të zgjidhur disa nga problematikat kryesore të komunitetit. Kauzat e drejta të cilat Ervin Dine dhe Aleanca Popullore për Drejtësi kanë sjellë në fokus, deri më sot nuk janë përfaqësuar nga asnjë lloj grupimi politikë. Marinsi Dine, nën siglën e APD, synon të sjellë një përfaqësim më dinjitoz për klasën e të persekutuarve, të ish- pronarëve dhe të emigrantëve.