Probleme me gjumin? Ja çfarë duhet të bëni

Sipas studimeve të ndryshme vit pas viti gjumi pakësohet ndërsa stresi shtohet dhe kjo është diçka për të cilën duhet të kujdeseni. Faqja e njohur “Bright Side” ka publikuar disa mënyra që do t’iu ndihmojnë të flini më të qetë.

 

1-Përpiquni të shtriheni në anën e majtë të trupit. Përmes këtij pozicioni stomaku dhe lëngjet e gastritit qëndrojnë poshtë ezofagut dhe kjo minimizon djegien e zemrës.

 

2-Duhet të konsumoni një gotë me lëng bananeje përpara se te flini. Merrni lëkurën e bananes ziejeni në ujë të valuar për 10 minuta. Më pas mund të hidhni dhe pak kanellë.

 

3-Qëndroni zgjuar nëse keni pagjumësi. Një studim ka zbuluar se individët me pagjumësi që qëndrojnë me sy hapur në shtrat bien më shpejt në gjumë se individët që e detyrojnë veten për të fjetur.

 

4-Mos mbani orë afër shtratit tuaj. Mos mbani orë afër shtratit pasi zhurma e tyre ndikon në gjumin tuaj.

 

5-Nisni të merreni me diçka nëse nuk keni gjumë. Nëse vazhdoni të jeni zgjuar edhe pas 20 minutash në shtrat, atëherë ngrihuni dhe merruni më ndonjë aktivitet.

 

6-Ndizni një qiri aromatik. Qirinjtë me aroma livandoje apo kamomili japin qetësi dhe relaksojnë mendjen tuaj.

Author: vizional