Plas live në studio, Elton Ilirjani-Kujtim Gjuzit: Je mashkulli i ëndrrave të...

Plas live në studio, Elton Ilirjani-Kujtim Gjuzit: Je mashkulli i ëndrrave të mia… të puth; Deputeti: E pranoj dashurinë, mendjen e ke në prapakolp

458
0

Biznesmeni Elton Ilirjani dhe kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i kanë habitur të gjithë mbrëmë me deklaratat e tyre live në studion e e ‘360 gradë’ të Artur Zhejit.

 

Tema e mbrëmshme ishte zgjedhur “Feja hyn në politikë? Kisha katolike del hapur!”, ndërsa biznesmeni Ilirjani duket se doli nga linja, ndërsa deputeti nuk po përbahej me deklaratat e tij.

 

I gjithë diskutimi me Gjuzin nisi pasi biznesmeni kontravers Ilirjani, vendosi buzëkuq ngjyrë rozë.

 

Replikat:

 

Ilirjani: Po e vendos ngjyrë rozë. Kujtim je mashkulli i ëndrrave të mia.

 

Gjuzi: Je në muajin rozë, po pampersin e ke marrë. Kujtimi është prejardhje pellazge.

 

Ilirjani: Ngjyrën nuk e kam për parti.

 

Gjuzi: Hajde bëj partinë e prapakolpave në Tiranë ta shohësh sa vota ke. Respektin e ke, ta ka bërë ligjin Baca.

 

Ilirjani: Kujtim të puth fort tironsi im i dashur.

 

Gjuzi: Nuk ka shans të më puthësh ti mua. Unë pranoj puthje nga çdo princeshë shqiptare, jo nga ty.

 

Ilirjani: Kujtim ta ndërroj mendjen, kujdes, të puth. Unë i dua njerëzit e vështirë, i dashuroj.

 

Gjuzi: Nga ana njerëzore unë e pranoj dashurinë tënde, ti je zemër. Mendjen e ke së prapthi, e ke në prapakolp. Nuk të funksionon mirë qendra e inteligjencës.

 

Ilirjani: Unë jam gjithë kjo pjeshkë, si mos të më dojë, edhe pjeshkë me lekë. Të puth zemër.