Përjashtimi i Bregut dhe Selamit nga PD? Ja përgjigja e deputetit

Përjashtimi i Bregut dhe Selamit nga PD? Ja përgjigja e deputetit

628
0

screenshot-1_1474537102-9233545

Deputeti i qarkut të Dibrës, Roland Keta, thotë ka rezerva për organizimin në Partinë Demokratike, por beson se humbja në zgjedhjet në Dibër nuk erdhi për shkak të keqorganizimit.

“Edhe një familje ka probleme, jo më një parti, madje edhe në Dibër. Shumë degë të reja të partisë janë në fazën e përzgjedhjes. Partia ka nevojë të hapet dhe të ofrojë më shumë figura të rëndësishme në bazë, por dhe në qendër, tha Keta për gazetë ‘Shekulli’.

Ndërsa duke folur për “kritikët”, Keta shprehet se asnjë prej tyre nuk rrezikon përjashtimin nga lista e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht kundërshtimeve që kanë bërë ndaj kreut demokrat. “Absolutisht nuk ndodhin kështu gjërash në Partinë Demokratike. Nëse ka një njeri të hapur ai është zoti Basha. Kam eksperiencë edhe në vitet e mëparshme. Ai është i hapur për debat dhe nuk ka armiq”, tha deputeti demokrat.