Pence sfidon Rusinë nga Mali i Zi: Ballkani është i Perëndimit

Pence sfidon Rusinë nga Mali i Zi: Ballkani është i Perëndimit

404
0

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, mbërriti për një vizitë në Malin e Zi, prej nga deklaroi se Ballkani Perëndimor i përket Perëndimit. Komentet e tij vijnë në një kohë kur Rusia e ka shtuar ndjeshëm presionin mbi këtë rajon, raporton AP. Mali i Zi, që iu bashkua NATO-s në fillim të këtij viti pavarësisht zemërimit të Rusisë, është ndalesa e radhës e Pence. Pence ka vlerësuar Malin e Zi për rezistencën që i ka bërë presionit të Rusisë. “Ne besojmë fuqimisht se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Perëndim”. “Ju sjell përshëndetje nga presidenti Donald Trump, që më dërgoi këtu si një shenjë e qartë e aleancës që tani shijojmë përmes NATO-s”. Në takim me Pence do jenë drejtuesit e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama.