Parashikimi i motit/ Ulje të ndjeshme të temperaturave, çfarë do të ndodhë...

Parashikimi i motit/ Ulje të ndjeshme të temperaturave, çfarë do të ndodhë sot dhe në vazhdim

401
0

 

Ndryshe nga java që lamë pas, moti sot dhe në dy ditët në vazhdim në të gjithë Shqipërinë do të jetë me vranësira dhe temperatura që do të ulen deri në 8 gradë. Sipas Meteoalb 90 për qind e territorit shqiptar do të preket nga shiurat. Kjo do të bëjë që edhe temperaturat të bien në mënyrë të ndjeshme. Kjo situatë do të mbetet prezente deri të mërkuën ndërkohë që sërish pjesa e dytë e javës në vazhdim do të shoqërohet kryesisht me mot të kthjellët. Deri në fund të muajit korrik parashikohet që të ketë temperature deri në 3 -4 gradë më të larta se në vitet e fundit. Ndërkohë që disa herë do të kemi edhe reshje shiu, por që do të jenë afatshkuartra.