Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura deri në 23°C

Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura deri në 23°C

156
0

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat

malore përgjatë shtrirjes lindore si edhe zona të izoluara në qënder të territorit.

 

Pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit, por nuk do të ketë reshje.

 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritjë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.