Parashikimi i motit, 5 tetor 2020

Parashikimi i motit, 5 tetor 2020

388
0

Ditën e sotme moti do të karakterizohet deri në mesditë nga kthjellime dhe vranësira të pakta në të gjithë territorin ku më të shpeshta do të jenë në zonat veriperëndimore duke sjellë rrebeshe afat-shkurtër.

Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të ketë shtim të vranësirave dhe shira në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.

Era do mbetet e fortë paradite por intesiteti i saj ulet në pasdite duke arritur shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 4-5 ballë

Shperndaje