Parashikimi i motit, 2 gusht 2019

Parashikimi i motit, 2 gusht 2019

412
0

Ditën e sotme vendi do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat malore.

 

Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë pasdites duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat kalimtare të mbizotërojnë në vend.

 

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit nuk do pësojnë ndryshime në mëngjes dhe darkë, duke u luhatur nga 15-36 gradë celcius. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Shperndaje