Shqipëria do të vijojë me kthjellime si dhe vranësira të herëpashershme edhe ditën e enjte, ku më të dukshme do të jenë ato në zonat malore, duke e lënë Ultësirën Perëndimore me kthjellime.
Edhe pasditja do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas MeteoAlb, Temperaturat e ajrit do të vijojnë në rritje në orët e para të ditës deri në mesditë, duke bërë që vlerat ekstreme të variojnë nga 15 gradë Celsius në mëngjes në maksimumi 6 gradë Cesius në mesditë.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 45 km në orë, në drejtimin kryesisht veriperëndimor, dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë./