“Pagoi 650 mijë dollarë kundër Shqipërisë në BE”, gazeta gjermane ‘BILD’ kujton...

 “Pagoi 650 mijë dollarë kundër Shqipërisë në BE”, gazeta gjermane ‘BILD’ kujton lavdëratat e Bashës dhe fshin artikullin bombë për lobimin rus

302
0

Gazeta prestigjoze gjermane BILD ka fshirë shkrimin e publikuar ditën e djeshme, ku paraqitej një hulumtim i thelluar lidhur me çështjen e lobimit të Partisë Demokratike, në të cilët thuhet se është bërë për të ndaluar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

 

Në shkrim, gazeta gjermane hidhte dritë mbi të gjitha lëvizjet e kryera nga kryedemokrati Lulzim Basha për të rrëzuar qeverinë ‘Rama’, përfshirë rastet ku janë përdorur kompani lobimi nën hetimin e drejtësisë amerikane.

 

Në qendër të artikullit të ‘Bild’ ishin 675 mijë dollarët e lobimit rus për Partinë Demokratike me qëllim pengimin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE, artikull që u publikua vetëm pak ditë pasi prestigjozja britanike ‘The Times’ paraqiti një shkrim po për financimin e fshehtë në llogari të Bashës.

 

Përgjatë gjithë vitit të kaluar Partia Demokratike i është referuar ‘Bild’ si një gazetë prestigjoze, e besueshme pasi publikoi disa nga përgjimet e dosjes së vjedhjes së votave në Shqipëri. Basha nuk ngurroi ta lavdëronte gazetën gjermane, madje duke i dalë edhe në mbrojtje kur kryeministri Edi Rama deklaroi se do të padiste gazetarin Gjerman Peter Tiede.

 

Kjo mund të jetë dhe një ndër arsyet, pse ‘Bild’ ka fshirë artikullin, pikërisht një ditë pas publikimit të tij.

 

Artikulli i Plotë i ‘BILD’: https://www.newsbomb.al/basha-e-lavderoi-dhe-i-doli-ne-mbrojtje-gazetes-gjermane-por-bild-publikon-artikull-bombe-per-lobimin-rus-te-pd-pagoi-650-mije-dollare-kunder-shqiperise-ne-be-e-plote-192529

 

Artikulli i fshirë nga  faqja e ‘BILD’: https://www.bild.de/politik/ausland/politik-ausland/albanien-krimi-steckt-russland-hinter-der-anti-eu-beitritts-kampagne-67424702.bild.html