Omer Mamo: Politika sipas meje…

Omer Mamo: Politika sipas meje…

1169
0

“Çfarë mendoj për Ramën, Bashën, Metën dhe Idrizin”

Nga Eglantina Alliaj

Angazhimi i tij në politikë ka ardhur vetvetiu, për shkak se ka qenë një person shumë pranë qytetarëve në zgjidhjen e problemeve të tyre. Por miratimi i statusit të punonjësve të naftës dhe të gazit ka qenë një ndër arsyet që ka hyrë në politikë. I qetë, këmbëngulës për tu shkuar nismave deri në fund, e kemi parë të diskutojë në parlament për çështjet thelbësore të partisë së tij, dhe sidomos për problemet që shqetësojnë zonën e tij. Ky është deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në qarkun e Fierit, Omer Mamo. Në një intervistë ekskluzive për vizon.com.al, Mamo thotë se politika jonë duhet të tregohet më e përgjegjshme që të mos devijojë në konflikte të pafundme. Cili është këndëvështrimi i tij për zgjidhjen e çështjes çame, statusin e naftëtarit, dhe koalicionin me PS. Për të parë vlerësimin e tij për krerët e politikës dhe klasën politike shiptare lexoni intervistën…

 

Çfarë është politika për ju? Në këto 27 vjet pluralizëm, sipas jush si ka ndikuar klasa politike shqiptare në zhvillimin e vendit dhe shoqërisë?

 

Mendoj se politika në Shqipëri duhet të jetë më modeste, më e qetë, më e edukuar dhe më e arsyeshme në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, në realizimin e reformave që ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomike që të jetë e prekshme nga qytetarët, të garantojë për brezat e rinj një arsim sa më dinjitoz, që ata të kenë mundësi dhe hapësira në tregun e punës me paga më të mira, gjë që do të ndikojë edhe në mirëqënien e tyre. 27 vjet është një kohë e shkurtër për historinë e një vendi, por është një gjysmë jete për një njeri, ndaj mendoj se për këtë politika jonë duhet të tregohet më e përgjegjshme që të mos devijojë në konflikte të pafundme, por të përqëndrohet në zgjidhje të problemeve dhe të garantojë mos krijimin e tyre, pasi vetvetiu ky konflikt ka shtuar problemet e qytetarëve, dhe jo zgjidhjen e tyre. Por për të gjitha këto unë mbetem gjithmonë optimist se klasa politike në të ardhmen do të tregojë maturinë e duhur që konfliktin politik ta lerë në plan të dytë dhe të fokusohet më shumë tek problemetaikat e shoqërisë sonë, ku siç e thashë kryesore mbetet rritja ekonomike e cila përkthehet në më shumë mirëqënie për familjetm qytetarët, në arsim më të mirë, në harmoni në familje etj.

 

 

Zoti Mamo, ju jeni deputet I PDIU, parti e cila arriti të faktorizojë çështjen çame. Mendoni se kjo çështje do ketë zgjidhje në një të ardhme të afërt?

Për pyetje tuaj kam vetëm një përgjigje, e cila mund të jetë edhe pak jashtë karakterit tim si njeri i qetë. Çështja çame do të zgjidhet dhe komuniteti çam do të gëzojë të drejtat e tij të cilat janë mohuar që nga viti 1944. Ndonëse unë jam i prerë në këtë qëndrim, mendoj se kjo çështje kërkon më shumë bashkëpunim nga e gjithë klasa politike. Ndonëse në këto katër vite ka pasur një rritje të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes çame, sërish nuk ka pasur asnjë rezultat konkret. Komisioni dypalësh që duhet të ishte mbledhur që para 5 muajsh apo më shumë, nuk është mbledhur. Palët, si qeveria shqiptare, ashtu edhe qeveria greke, nuk janë ulur në tryezë për të diskutuar për ligjin e luftës, I cili duhet të zhduket pasi është një turp pëer të gjithë zonën e europës, ku dy vende, njëri anëtar dhe tjetri kandidat pëer anëtar për në BE kanë ende një ligj lufte. Por, pavarësisht këtyre pengesave, artificave të konflikteve politike ndërmjet partive politike shqiptare, të cilat e kanë devijuar debatin, mendoj se çështja çame shumë shpejt do të marrë zgjidhje. Çamët të cilët kanë 72 vjet përndjekje, vuajtje, diskriminim, qoftë nga shteti grek, I cili nuk I lejhon ata që të futen në trojet e tyre qoftë për ti parë, ashtu edhe nga politika shqiptare, e cila shpeshherë I ka lënë në plan të dytë, do të marrë një zgjidhje përfundimtare. Unë si pjesë e atij komuniteti, së bashku me çamët e tjerë do të mund të shkojmë sërish në trojet tona, në shtëpitë tona, të qajmë të parët tanë që janë varrosur në çamëri, si edhe të gëzojmë pronat tona.

 

1
2
3
4
Shperndaje