Omer Mamo: Politika sipas meje…

Omer Mamo: Politika sipas meje…

7690
0

“Çfarë mendoj për Ramën, Bashën, Metën dhe Idrizin”

Nga Eglantina Alliaj

 Angazhimi i tij në politikë ka ardhur vetvetiu, për shkak se ka qenë një person shumë pranë qytetarëve në zgjidhjen e problemeve të tyre. Por miratimi i statusit të punonjësve të naftës dhe të gazit ka qenë një ndër arsyet që ka hyrë në politikë. I qetë, këmbëngulës për tu shkuar nismave deri në fund, e kemi parë të diskutojë në parlament për çështjet thelbësore të partisë së tij, dhe sidomos për problemet që shqetësojnë zonën e tij. Ky është deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në qarkun e Fierit, Omer Mamo. Në një intervistë ekskluzive për vizon.com.al, Mamo thotë se politika jonë duhet të tregohet më e përgjegjshme që të mos devijojë në konflikte të pafundme. Cili është këndëvështrimi i tij për zgjidhjen e çështjes çame, statusin e naftëtarit, dhe koalicionin me PS. Për të parë vlerësimin e tij për krerët e politikës dhe klasën politike shiptare lexoni intervistën…

 

Çfarë është politika për ju? Në këto 27 vjet pluralizëm, sipas jush si ka ndikuar klasa politike shqiptare në zhvillimin e vendit dhe shoqërisë?

 

Mendoj se politika në Shqipëri duhet të jetë më modeste, më e qetë, më e edukuar dhe më e arsyeshme në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, në realizimin e reformave që ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomike që të jetë e prekshme nga qytetarët, të garantojë për brezat e rinj një arsim sa më dinjitoz, që ata të kenë mundësi dhe hapësira në tregun e punës me paga më të mira, gjë që do të ndikojë edhe në mirëqënien e tyre. 27 vjet është një kohë e shkurtër për historinë e një vendi, por është një gjysmë jete për një njeri, ndaj mendoj se për këtë politika jonë duhet të tregohet më e përgjegjshme që të mos devijojë në konflikte të pafundme, por të përqëndrohet në zgjidhje të problemeve dhe të garantojë mos krijimin e tyre, pasi vetvetiu ky konflikt ka shtuar problemet e qytetarëve, dhe jo zgjidhjen e tyre. Por për të gjitha këto unë mbetem gjithmonë optimist se klasa politike në të ardhmen do të tregojë maturinë e duhur që konfliktin politik ta lerë në plan të dytë dhe të fokusohet më shumë tek problemetaikat e shoqërisë sonë, ku siç e thashë kryesore mbetet rritja ekonomike e cila përkthehet në më shumë mirëqënie për familjetm qytetarët, në arsim më të mirë, në harmoni në familje etj.

 

 

Zoti Mamo, ju jeni deputet I PDIU, parti e cila arriti të faktorizojë çështjen çame. Mendoni se kjo çështje do ketë zgjidhje në një të ardhme të afërt?

Për pyetje tuaj kam vetëm një përgjigje, e cila mund të jetë edhe pak jashtë karakterit tim si njeri i qetë. Çështja çame do të zgjidhet dhe komuniteti çam do të gëzojë të drejtat e tij të cilat janë mohuar që nga viti 1944. Ndonëse unë jam i prerë në këtë qëndrim, mendoj se kjo çështje kërkon më shumë bashkëpunim nga e gjithë klasa politike. Ndonëse në këto katër vite ka pasur një rritje të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes çame, sërish nuk ka pasur asnjë rezultat konkret. Komisioni dypalësh që duhet të ishte mbledhur që para 5 muajsh apo më shumë, nuk është mbledhur. Palët, si qeveria shqiptare, ashtu edhe qeveria greke, nuk janë ulur në tryezë për të diskutuar për ligjin e luftës, I cili duhet të zhduket pasi është një turp pëer të gjithë zonën e europës, ku dy vende, njëri anëtar dhe tjetri kandidat pëer anëtar për në BE kanë ende një ligj lufte. Por, pavarësisht këtyre pengesave, artificave të konflikteve politike ndërmjet partive politike shqiptare, të cilat e kanë devijuar debatin, mendoj se çështja çame shumë shpejt do të marrë zgjidhje. Çamët të cilët kanë 72 vjet përndjekje, vuajtje, diskriminim, qoftë nga shteti grek, I cili nuk I lejhon ata që të futen në trojet e tyre qoftë për ti parë, ashtu edhe nga politika shqiptare, e cila shpeshherë I ka lënë në plan të dytë, do të marrë një zgjidhje përfundimtare. Unë si pjesë e atij komuniteti, së bashku me çamët e tjerë do të mund të shkojmë sërish në trojet tona, në shtëpitë tona, të qajmë të parët tanë që janë varrosur në çamëri, si edhe të gëzojmë pronat tona.

 

 

Si ju erdhi ftesa për të hyrë në politikë?

Ndonëse unë nuk jam shfaqur publikisht në media, kam qenë pjesë aktive e politikës së PDI-së në fillim dhe PDIU-së dhe  si një nga mbështetësit kryesorë të bashkimit të dy partive çame në një të vetme. Pra bashkimi I PDI-së dhe PDU-së në PDIU që bëri të mundur edhe faktorizimin e kësja force politike. Për shumë vite kam qenë drejtues I degës së PDIU-së në qarkun e Fierit. Nëse pyetja juaj konsiston në të bërit deputet, mund tju them se kjo ka qenë një kërkesë e vjetër e qytetarëve të qarkut të Fierit prej shumë kohësh, si edhe e komunitetit çam. Në vitin 2013 unë garova si I pari në listën e PDIU-së për qarkun e Fierit, gjë që rezultoi e suksesshme. Mendoj se angazhimi im në politikë më shumë ka ardhur vetvetiu për shkak se duke qenë një person shumë pranë qytetarëve në zgjidhjen e problemeve të tyre, rrjedhimisht edhe kërkesa nga votuesit që unë të futesha në garë për deputetë.

 

Si mendoni se ka funksionuar marrëveshja PS-PDIU në këto vite?

 

Normalisht që unë jam një njeri i cili nuk kënaqem asnjëherë me pak gjëra. Këtu nuk e kam fjalën për pjesë materiale, por për çështje parimore. Mendoj se ky koalicion ka funksionuar deri diku pozitivisht, por notën maksimale do ta kishte marrë nëse kjo aleancë do të kishte bërë të mundur iniciimin e hapave konkret për zgjidhjen e çështjes çame, si përshembull mbledhjen e komisionit dypalësh, heqjen e ligjit të luftës etj. Por në kontekst të përgjithshëm mund të them se ka qenë pozitiv. Këtu e kam fjalën për statusin e naftëtarëve të miratuar,  nga kontributi I PDIU-së në reformën administrative-territoriale, e cila krijoi edhe bashkinë e Konispolit, apo e thënë ndryshe bashkinë e çamërisë etj. Por mendoj që ky koalicion të funksionojë plotësisht duhet që PDIU të përfaqësohet në rang ministri në qeveri, jo për të marrë një portofol shtetëror, por për të ndikuar më shumë në zgjidhjen e çështjeve që janë edhe themeli I partisë sonë, pra çështja çame

 

 

 

Jeni i vetmi deputet që inicuat ligjin për statusin e naftëtarit. Jeni të kënaqur nga rezultati?

 

Miratimi i statusit të punonjësve të naftës dhe të gazit ka qenë një ndër arsyet që unë kam hyrë në politikë. Si qytetar I Patosit, I kam premtuar punonjësve të rafinerive të naftës që shumë shpejt atyre do tu bëhet një status I cili do të mund të mnbrojë të drejtat e tyre. Projektligji I cili u miratua nga kuvendi ka bërë të mundur që të gjithë punonjësit e industrisë së naftës dhe të gazit të kenë një mbrojtje ligjore pasi këtë gjë e meritojnë. Miratimi I këtij statusi ihste e drejta e munguar për këta punonjës, I cili do të rikthejë dinjitetin e tyre kaq shumë të nëpërkëmbur gjatë këtyre 25 viteve demokraci. Si një ish naftëtar, mendoj se ky status garanton një mbrojtje të mireë shoqërore, për të gjithë ata që aktualisht punojnë në këtë industri, por edhe për punonjësit e rinj që do të punëoshen në këtë sektor në teë ardhmen. Sëmundshmëria në zonat naftëmbajtëse dhe sidomos tek naftëtarët është shumë e lartë si rezultat I gazrave të dëmshëm që prodhon kjo industri. Këto sëmundje profesionale shpeshherë të pashërueshme, bën që jetëgjatësia e punonjësve të naftës të jetë më e ulët e krahasuar me pjesën tjetër të popullatës. Ky fakt e bëri më të domosdoshëm miratimin e statusit. Ligji parashikon se kush e ka të drejtën për të fituar këtë status. Është parashikuar që paga të përcaktohet në bazë të kontratës kolektive e cila është sa 150% e pagës minimale në shkallë vendi. Ky përcaktim është vendosur duke parë vëhstirësitë e këtij profesioni, rreziqet që ai ka dhe pagat aktuale në sektorin shtetëror. Trajtimi me pagesë në rast ndërprerjeje të punë snë këtë sektor që të garantohet minimumi I jetesës dhe mosbraktisjen e tyre. Kjo pagesë do të jepet nga shteti për ish naftëtarët që janë nxjerrë të papunë ëpr shkak të risktrukturimeve apo shkurtimit të vendit të punës. Nisma ligjore ka parashikuar gjithahstu uljen e moshës së daljes në pension për këtë kategori punonjësish. Mosha e daljes në pension dhe vjetërsia e nevojshme për burrat ëhstë 60 vjeç, me vjetërsi pune prej 30 vjetësh, nga të cilat 20 vjet punë si naftëtar. Për gratë është parashikuar 5 vjet më pak se profesionet normale të kategorisë së katërt, për shkak të rritjes graduale të moshës së daljes në pension sipas ligjit për sigurimet e detyrueshme shoqërore. E thënë ndryshe, nga 30 vjet punë, 15 vjet prej tyre duhet të jenë në sektorin e naftës. Statusi është në fazën finale të miratimit të tij të akteve nënligjore të cilat do të bëjnë të mundur zbatimin e plotë të tij. Shumë shpejt punonjëist e naftës dhe të gazit do të mund të gëzojnë benefitet e këtij ligji gjë që mendoj se është një nga gjërat më pozitive të kësja klase politike gjatë këtyre katër viteve të fundit. Një tjetër gjë që më bëri të lumtur është se ky ligj pati dhe mbështetjen e një pjese të deputetëve të opozitës, gjë që dëshmoi fare mire se ky ligj I iniciuar nga unë nuk kishte ngjyrime politike. Ajo që mund të them unë është se deri në momentin që unë do të jem në politikë do të punoj dhe do të kontriboj fort për këtë kategori punonjëish.

 

Nga 1 deri në 10 si do ti vlerësonit Ramën, Bashën, Metën, dhe Idrizin?

 

Pavarësisht mendimeve objektive apo subjektive që mund të kem unë, vlerëssimi për çdo politikan, si për kryetarët e katër partive kryesore në vend, ashtu edhe për çdo politikan tjetër e japin qytetarët. Janë qytetarët ata që vlerëesojnë pozitivisht ose negativisht sjelljen, politikën, qëndrimet e çdo politikani, qoftë ky kryetar partie, deputet apo çdo funksionar tjetër politikë.

 

 

Çfarë do të donit të bënit ndryshe në politikë?

 

Si çdo njeri, edhe unë po të kisha mundësinë për të kthyer kohën pas do të kisha bërë gjëra ndryshe, por kjo s’do të thotë se gjërat që janë bërë në politikë janë të gabuara. Më shumë unë do ti cilësoja të vonuara. Për shembull statusin e punonjësve të naftës dhe dhe gazit. Ky ligj mund të ishte votuar që në vitin 1992, dhe jo në vitin 2017. Apo dhe shumë ligje apo çështje të tjera. Por të qëndruar pyetjes tuaj më shumë do të përqëndrohesha në dy momente, që janë të pandashme për mua: çështja çame dhe qytetarët e thjeshtë. Nuk ështe se do të veproja ndryshe nga sa kam vepruar në gjithë këto vite politikë, aktive apo pasive, por thjehst do të kisha insistuar më shumë në zgjidhjen e çështjes çame si edhe për krijimin e më shumë kushteve të mira për qytetarët. Por duke parë politikën shqiptare e cila konfliktin politik e ka pjesë të pandarë të saj, mendoj se ne, të gjithë politikanët, deputetët duhet të përqëndrohemi në çështje që ndihmojnë qytetarët si edhe në çështje kombëtare siç është edhe çështja çame. I qëbdroj fort këtij mendimi pasi po bëhen 2 vjet që politika shqiptare është futur në një konflikt tjejet të ashpër për reformën në drejtësi, ndërkohë që ajo mund të ishte zgjidhur me kohë dhe këto vite të shpenzuar me konflikt mund të ishte punuar më shumë për zgjidhjen e çështjes çame, hejqen e ligjit  të luftës me Greqinë, rikthimin e pronave të komunitetit çam etj.

 

Në zonën tuaj elektorale njiheni për humanizmin, ndihmoni njerëzit, jo çdo politikan e bën këtë…?

 

Kjo lidhet edhe me përgjigjen që ju dhashë më parë. Duke qenë se politika jonë përqëndrohet më shumë në konflikjte politike, ndërmjet partive e kështu gjërash, harrojnë se qytetarët tanë kanë nevojë për reforma, për kushte, për punësim, për arsimim, që të kenë një mirëqënie më të mirë. Dhe duke qenë se politika nuk arrin ta bëjë këtë gjë, unë si qytetar i Patosit, i Fierit, jam munduar dhe do të mundohem që ti ndihmojë ata pasi edhe unë jam pjesë e tyre. Fundja të qenit deputet nuk është një privilegj por një përgjegjësi. Duke qenë se si deputet, politika shpeshherë na ka bllokuar që ti ndihmojmë ata, unë jam munduar që të jem sa më human, i drejtë, dhe unë do të jem gjithmonë në shërbim të qytetarëve të zonës time, të qarkut të Fierit, por edhe më gjerë, sa herë që të kenë nevojë për mua.

 

loading...
Shperndaje