Omer Mamo: Politika sipas meje…

Omer Mamo: Politika sipas meje…

1046
0

 

Çfarë do të donit të bënit ndryshe në politikë?

 

Si çdo njeri, edhe unë po të kisha mundësinë për të kthyer kohën pas do të kisha bërë gjëra ndryshe, por kjo s’do të thotë se gjërat që janë bërë në politikë janë të gabuara. Më shumë unë do ti cilësoja të vonuara. Për shembull statusin e punonjësve të naftës dhe dhe gazit. Ky ligj mund të ishte votuar që në vitin 1992, dhe jo në vitin 2017. Apo dhe shumë ligje apo çështje të tjera. Por të qëndruar pyetjes tuaj më shumë do të përqëndrohesha në dy momente, që janë të pandashme për mua: çështja çame dhe qytetarët e thjeshtë. Nuk ështe se do të veproja ndryshe nga sa kam vepruar në gjithë këto vite politikë, aktive apo pasive, por thjehst do të kisha insistuar më shumë në zgjidhjen e çështjes çame si edhe për krijimin e më shumë kushteve të mira për qytetarët. Por duke parë politikën shqiptare e cila konfliktin politik e ka pjesë të pandarë të saj, mendoj se ne, të gjithë politikanët, deputetët duhet të përqëndrohemi në çështje që ndihmojnë qytetarët si edhe në çështje kombëtare siç është edhe çështja çame. I qëbdroj fort këtij mendimi pasi po bëhen 2 vjet që politika shqiptare është futur në një konflikt tjejet të ashpër për reformën në drejtësi, ndërkohë që ajo mund të ishte zgjidhur me kohë dhe këto vite të shpenzuar me konflikt mund të ishte punuar më shumë për zgjidhjen e çështjes çame, hejqen e ligjit  të luftës me Greqinë, rikthimin e pronave të komunitetit çam etj.

 

Në zonën tuaj elektorale njiheni për humanizmin, ndihmoni njerëzit, jo çdo politikan e bën këtë…?

 

Kjo lidhet edhe me përgjigjen që ju dhashë më parë. Duke qenë se politika jonë përqëndrohet më shumë në konflikjte politike, ndërmjet partive e kështu gjërash, harrojnë se qytetarët tanë kanë nevojë për reforma, për kushte, për punësim, për arsimim, që të kenë një mirëqënie më të mirë. Dhe duke qenë se politika nuk arrin ta bëjë këtë gjë, unë si qytetar i Patosit, i Fierit, jam munduar dhe do të mundohem që ti ndihmojë ata pasi edhe unë jam pjesë e tyre. Fundja të qenit deputet nuk është një privilegj por një përgjegjësi. Duke qenë se si deputet, politika shpeshherë na ka bllokuar që ti ndihmojmë ata, unë jam munduar që të jem sa më human, i drejtë, dhe unë do të jem gjithmonë në shërbim të qytetarëve të zonës time, të qarkut të Fierit, por edhe më gjerë, sa herë që të kenë nevojë për mua.

1
2
3
4
Shperndaje