“Nuk ka më kohë, ikni të gjithë!” Trump: Na ndihmoftë Zoti nga...

“Nuk ka më kohë, ikni të gjithë!” Trump: Na ndihmoftë Zoti nga apokalipsi Irma

392
0

Uragani Irma goditi Floridën të shtunën, teksa miliona u urdhëruan të të evakuohen, ndërkohë që erërat e forta dhe dhjetëra mijëra ndërprerje energjie janë paralajmërimi i një shkatërrimi, që nuk shihej prej një brezi të tërë. Më shumë se pesë milionë njerëz anembanë Floridës janë urdhëruar të evakuohen dhe mijëra të vendosen në strehime. Guvernatori Rick Scott ishte shumë i zymtë në paralajmërimin e tij për stuhinë të shtunën në mëngjes, duke u bërë thirrje banorëve në zonat e evakuimit të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre. “Një herë që fillon stuhia, forcat e zbatimit të ligjit nuk mund t’ju shpëtojnë,” tha Scott në një konferencë shtypi në Sarasota. Rruga e Irma-s u zhvendos brenda natës: Syri i stuhisë tani pritet të shkojë drejt bregut perëndimor të shtetit, dhe jo në mes. Napoli, Fort Myers dhe Tampa tani priten të mbajnë peshën më të madhe të stuhisë. Por për shkak të madhësisë së uraganit, bregu lindor i Floridës mbetet në rrezik, duke përfshirë edhe nga stuhitë e  vogla që do të trondisin disa zona. Por, para se stuhia të arrijë gadishullin, Florida Keys do të përjetojë forcën e saj të plotë. “Kjo është një stuhi vdekjeprurëse dhe shteti ynë nuk ka parë kurrë një gjë të tillë”, tha Guvernatori Scott. “Roja Bregdetare amerikane, Fema (agjencia që merret me emergjencat) dhe të gjithë njerëzit federalë dhe shtetëror janë gati. Irma po vjen. Zoti na bekoftë të gjithëve”. Presidenti amerikan Donald Trump zgjedh tone apokalipsi për t’i “uruar mirëseardhjen” uraganit në brigjet e Floridas.